Këshilli i Etikës: Llatasi abuzoi funskion e gazetarit, redaktorit dhe nikoqirit

Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë (KEMM), pas bisedës informative në emisionin e Tv Sitel në ora 19:00, shprehë shqetësim serioz për shkak të sjelljes jo-profesionale, të kryeredaktorit të televizionit në fjalë, Dragan Pavloviq Llatas, dhe keqtrajtimit të pahijshëm të mysafirit, Zoran Zaev.

“Shërbimi me fjalor diskriminues, poshtërues dhe qasja arrogante, por edhe diskreditimi i bashkëbiseduesit, do të thotë shkelje e etikës në informimin e publikut dhe keqpërdorimin e funksionit gazetar, redaktor dhe nikoqir në intervistën apo emisionin”, reagojnë nga Këshilli për Etikë në Mediumet e Maqedonisë.

Nga KEMM, bëjnë thirrje për bashkëpunim nga editoriali i TV Sitelit, të cilët siç thonë ata, kanë përgjegjësi të plotë për atë se çfarë publikohet, duke u përmbajtur në standardet të etikës gazetareske.

Gjithashtu Këshilli për Etikë të Mediumeve të Maqedonisë, u bën thirrje gjithë qytetarëve që të reagojnë te Komisioni për Ankesë i Këshillit për Mediume, nëse shohin shembuj ku cenohet etika apo profesionalizëm i informimit mediatik.

Përndryshe, pjesëmarrja e Zoran Zaevit në televizionin privat pro-qeveritar “Sitel” te kryeredaktori, Dragan Pavloviq- Llatas ka rezultuar me sulme dhe kërcënime direket ndaj kreut të LSDM-së dhe në tentim që të provokohet largimi nga studio.