Sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1 duhet të vazhdojë seanca për procesin gjyqësorja kundër 29 të akuzuarve për rastin në “Lagjen e trimave” në Kumanovë nga 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar.
Në seancën e sotme fjalën hyrëse duhet ta kenë avokatët e mbrojtjes të 11 të akuzuarve për rastin në fjalë. Në seancën e kaluar, e cila u mbajt më 9 shkurt, fjalën e tyre hyrëse kishin avokatët e 18 të akuzuarve, Shazir Iseini dhe Naser Raufi. Dhe të gjithë 29 të akuzuarit deklaruan të pafajshëm për akuzat terrorizëm dhe organizim terrorist për të cilin paditen.
Pas përfundimit të seancës të së martës, avokati Naser Raufi deklaroi se ai dhe të akuzuarit që ai përfaqëson janë të bindur se qëllimi i sulmit të stacionit policor në Goshincë dhe ngjarjet në “Lagjen e trimave”, janë bërë me qëllim të shpërqendrimit të opinionit të gjerë nga bisedat e përgjuara që publikoi opozita.