Kabineti i Gruevskit ka harxhuar 38 milionë euro për fushata reklamuese dhe për propagandë


Kabineti i ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, për periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015 ka harxhuar 38 milionë euro nga buxheti, për fushata reklamuese, të cilat janë emituar në televizione dhe në mediat elektronike, informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai shtoi se në këtë shumë nuk janë llogaritur shpenzimet për fushatat në vitet 2006, 2007 dhe një pjesë të vitit 2016, për shkak se kanë munguar dokumentet për këto vite.

Paratë, siç informoi Boshnjakovski, janë harxhuar për fushatat “Fëmija i tretë”, “Kundër abortit”, “Hulumto Maqedoninë”, “Dita e ideve” etj.

– Këto 38 milionë euro janë harxhuar vetëm nga kabineti i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Në këtë shumë nuk hyjnë paratë për fushata që janë harxhuar nga ministritë. Pothuajse 15 milionë euro u janë dhënë disa agjencive për marketing për produksionin e fushatave. Për hulumtimin e mendimit publik janë harxhuar 200.000 еuro, mirëpo kjo shumë nuk është përfundimtare. Për blerjen e hapësirës reklamuese në mediat elektronike janë harxhuar 23 milionë euro – tha Boshnjakovski.

Ai shtoi se nuk ka pasur kritere për shpërndarjen e parave për blerjen e hapësirës reklamuese.

– Për shembull, më 24 dhjetor të vitit 2008, brenda një dite u janë transferuar 2.125.000 еuro disa televizioneve nacionale. Angazhimi i një konsulenti për një muaj është paguar 30.000 еuro. Të paqarta janë kriteret për atë se si janë transferuar paratë për blerjen e hapësirës reklamuese. Në shikim të parë diket sikur ka qenë sipas rejtingut, mirëpo nuk ka pasur kritere. Disa televizione nacionale kanë fituar më shumë se sa të tjerat – shtoi ai.

Ai tha se mediat rajonale dhe ato lokale kanë fituar shumë pak para për reklama ose pothuajse aspak, mirëpo pas ndryshimit të strukturës pronësore kanë fituar shumëa dukshëm më të mëdha, kështu që disa kontrata që janë nënshkruar kanë qenë me vlerë prej 15.000 еurosh.

Boshnjakovski përkujtoi se qeveria e re e Maqedonisë e ka ndërprerë dukurinë negative e të qenit reklamuesi më i madh i marketingut në vend.

Ai shtoi se ka bazë që Prokuroria themelore publike të deklarohet në lidhje me këto shpenzime.

Javën e kaluar zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, poashtu në një konferencë për shtyp, njoftoi se qeveria paraprake ka harxhuar mbi 31 milionë euro nga buxheti i shtetit për reklamimin e potencialeve për biznes të vendit në mediat e huaja.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.


Ratajkovski nga pushteti do të merr mjete për të incizuar film dokumentar për zogj, akuzon LSDM


Shkup, 9 Korrik, 2016 - 16:10 (META) 

Krye- redaktori përgjegjës i servisit të parë programor të Televizionit maqedonas, Dime Ratajkovski është pjesë e projektit për të cilin pushteti do të ndaj 30.000 euro mjete të shtetit- akuzoi sot në konferencë shtypi, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.

“Nga të gjithë skenaristët e njohur, nga të gjithë shtëpitë e produksionit në Maqedoni, ja pikërisht filmi dokumentar ku skenarin e shkruan redaktori I dëgjueshëm I TVM-së, merr nga Agjencia për film 2.000.000 denarë apo mbi 30.000 euro. Ky është dokumenti I Agjencisë së filmit, ndërsa linku disa orë para konferencës s’mund të hapej. Në të shihet se Ratajkovski do të regjistroj film për zogj me titull “Ngjyrat e Prespës- Zogjtë”. Kombinim I çuditshëm nga një historian me shkencë të zogjve. A janë këto mjete “faleminderit” për dëgjueshmërinë e Dime Ratajkovskit. Gati 4 vite TVM pa syve të opinionit është shndërruar në servis informativ, është shndërruar në mikrofon partiak të Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së tha Shilegov.

филм-за-птици


Veles: Dhjetë fshatra të shkëputur nga civilizimi dhe nga buxheti


Veles, 25 Dhjetor, 2015 - 9:37 (META) 

Njëmijë banorë nga dhjetë fshatra të Velesit edhe në shek. XXI jetojnë të shkëputur nga civilizimi. Me vite kërkojnë që t’u asfaltohen rrugët e fushës të cilat planifikohen në buxhetet e komunës.

Ato ishin të planifikuara edhe në buxhetin e sivjetëm. Në vend të 16 milion e 800 mijë denarëve për ndërtim dhe rekonstruim të rrugëve lokale dhe rrugicave pushteti lokal, për nëntë muaj të vitit për këtë ka harxhuar vetëm katër milionë denarë.

Pse nuk i plotësuan premtimet të cilat ua dhanë qytetarëve dhe ku janë paratë e parapara për ndërtimin e këtyre rrugëve?


Manastir: ‘Kodra e Artë’ u bë lagje e errët


Manastir, 24 Dhjetor, 2015 - 9:32 (META) 

Edhe pas pesë vitesh nga paralajmërimi i projektit të lagjes “Kodra e Artë” ku duhej të ndërtohej kompleksi më luksoz në Manastir me hacienda, ndërtesa, çerdhe dhe institucione tjera- ai vendbanim me qytetin është lidhur vetëm me rrugica të ngushta.

Si dhe përse janë harxhuar 2.5 milionë euro nga paratë e manastirasve të cilat ishin të destinuara për ndërtim infrastrukture?

I ka pyetur dikush qytetarët?

Puna financiare e Komunës është rast hetimi edhe i Prokurorisë Speciale.


Tetovë: Etja dy-dekadëshe e tetovarëve për ujë


Tetovë, 23 Dhjetor, 2015 - 9:21 (META) 

Si zgjohet kryetarja Teuta Arifi dhe si lahet pa ujë? Për kur premton se do ta zgjidhë, “njëherë e përgjithmonë” problemin e ujit?

Të gjitha autoritetet lokale deri më tani kanë dështuar të sigurojnë ujë, dhe tani ka edhe problem tjetër – rrjeti i ujësjellësit në Tetovë shkatërrohet.

Dy dekada, miliona euro nga qytetarët janë mbledhur për ujë të pa harxhuar, ndërsa qytetarët çezmat i zëvendësuan me shishe plastike, fuçi dhe bidonë.


Kamenos kapet në gënjeshtër lidhur me shpenzimet për udhëtimin e tij në SHBA


Athinë, 1 Qershor, 2015 - 12:26 (META) 

Mediumet greke akuzojnë partnerin e koalicionit të kryeministri Aleksis Cipras dhe ministrin e mbrojtjes, Pakos Kamenos për gënjeshtër rreth shumës së saktë financiare që është harxhuar për qëndrimin e tij në Uashington.

Edhe pse Qeveri e SIRIZA premtoi dhe angazhohet për shpenzime sa më të ulëta që përfshijnë vozitje me klasë ekonomike në vend të klasës së biznesit, mos- përdorimin e makinave të shtetit, gazetat “Proto tema” dhe “Ta nea” dolën me të dhëna se Kamenos për qëndrimin në SHBA i ka lejuar vetes luks të madh.

Sipas të dhënave të “Proto tema” që publikuan faturë të plotë nga hoteli “Four sesons” ai ka harxhuar 1400 dollarë për natë, edhe pse vet konfirmoi se ka paguar vetëm 300 dollarë gjatë vizitës në SHBA.

Gazeta thekson se ka dallim shumë të madh mes shumës që qëndron në llogarinë zyrtare dhe atë që Kameson insiston të tregoj se është paguar.

Ministri grek fillimisht konfirmoi se ka paguar vetëm 268 euro në ditë, që më pas në Twitter të shkruaj se shuma e saktë është 300 dollarë për natë. Kameson pohonte të ketë fjetur në dhomë të thjeshtë, por sipas faturës së hotelit, ai ka fjetur në apartament luksoz që ka kushtuar 1408 për natë. Pas njoftimit të gazetës, megjithatë, Kamenos në Twitter pranoi shumën e saktë gjegjësisht se nata i ka kushtuar 1400 dollarë dhe se ka paguar 920 dollarë për darkë. Por, gjithashtu ka shtuar se shumën e ka paguar nga xhepi i tij e jo nga paratë e shtetit.

Ajo që shkakton revolt tek mediumet është fakti se Kamenos fillimisht ka dhënë shifra të pasaktë dhe ka pranuar vetëm pasi mediumet e kanë zbuluar tërë situatën lidhur me shumën e vërtetë.

Gazeta kërkon përgjigje se kujt i takon kartela me të cilën ka paguar Kamenos, nëse paratë me të vërtetë janë nga xhepi i tij apo i merr prapë nga shteti dhe ministria.

Sa për përkujtim, një prej masave të para që i miratoi SIRIZA ishte largimi nga çdo luks dhe privilegje që i ka qeveria dhe deputetët.

Një pjesë e madhe e ministrave vijnë me makinat e tyre personale, ministri Janis Varufakis me motoçikletën e tij personale ndërsa ekziston rregull me të cilin prej tyre kërkohet të udhëtojnë me klasë ekonomike që të mund të shpenzojnë sa më pak para.

 


Më shumë se 500 milion dollarë në nivel vjetor ilegalisht janë nxjerrë nga Maqedonia


Shkup, 25 Maj, 2015 - 17:13 (META) 

Ilegalisht, çdo vit nxirret mesatarisht nga 521 milion dollarë nga R. e Maqedonisë. Këtë e tregojnë të dhënat e organizatës ndërkombëtare “Global International Integrity” nga Uashingtoni.

Sipas organizatës, Maqedonia gjendet në vendin e 79-të për nga shuma e mjeteve të nxjerra ilegale jashtë vendit.

Në periudhën prej vitit 2003 deri 2012, më shumë mjete nga Maqedonia janë nxjerrë në vitin 2011 gjegjësisht 852 milion dollarë.,

Kroacia është në vendin e 49-të me 1,4 miliard dollarë,Shqipëria në vendin e 115-të me 128 milion dollarë.

Në periudhën 2002-2012 nga Bosnja dhe Hercegovina janë nxjerrë 142 milion dollarë, nga Serbia 50 miliard dollarë, nga Kroacia 15, nga Mali i Zi më shumë se 4 miliard ndërsa nga Maqedonia 5,4 miliard dollarë.


Çdo palmë e mbjellë na kushton nga 500 euro


Shkup, 24 Maj, 2015 - 12:18 (META) 

Rreth 500 euro për rrënjë ka paguar ndërmarrja “Pyjet e Maqedonisë” për palmat që këto ditë po mbillen nëpër qytetet e Maqedonisë apo gjithsej 522. 000 euro për 1100 drunj.

Palmat e llojit trachycarpus fortunei gjegjësisht palma me qime, rrënja e të cilës rritet deri në 4 metra, janë mbjellë në Ohër, Prilep, Dojran dhe Vevçan ndërsa planifikohet të mbillen edhe në qytete tjera të vendit.

Palmat janë marrë përmes kompanisë Lidhja për prodhimtari, tregti dhe shërbime “Rosen eksport- import” nga fshati Strimnicë i Zhelinës.

Konkursi publik për palmat u publikua vitin e kaluar kur Ndërmarrja publike kërkoi “operator ekonomik që do të paraqitet të dorëzoj certifikatë për gjendjen shëndetësore të fidanëve apo verifikim për gjendjen e tyre shëndetësore, deklarimin e vendit dhe prejardhjes, materiali mbjellës si dhe kontejneri në të cilin ofrohet dimensioni i kërkuar”.

Kur u publikua konkursi për palmat, Zharko Karaxhoski, drejtori i “Pyjeve të Maqedonisë” deklaroi se çmimi për këtë lloj të palmave sillet prej 200 euro e më lartë ndërsa mund të qëndrojnë deri në minus 15 gradë celsius.

Planifikohet që palma të mbillen edhe në Shkup në parkun “Zhena Borec”.

Kryeqendra për herë të parë u bë me palma në vitin 2010 kur u hap plazhi i qytetit dhe për diku dhjetëra palma u shpenzuan thuajse 25 mijë euro.


Sa milionë euro janë kontratat e Janakieskit dhe Gruevskit?


Скопје, 26 Mars, 2015 - 17:27 (META) 

Dy kontratat kontestuese për të cilat bisedohet në regjistrimet që sot i publikoi lideri i opozitës Zoran Zaev, kanë të bëjnë me ndërtimin e autostradave Miladinovc-Shën Nikoll-Shtip dhe Kërçovë- Ohër.

Në njërën prej bisedave, ministri Mile Janakieski dhe bashkëfolësi i panjohur flasin për prognozën e Agjencisë së rrugëve shtetërore për çmimin e ndërtimit të magjistrales. Bashkëfolësi thotë se sipas përllogaritjeve të tyre, del se ndërtimi i autostradës Kërçovë- Ohër do të kushton 267 milion euro.

Kontratat janë firmosur me kompaninë “Korporata Sinohidro”. E para për ndërtimin e magjistrales Miladinovc –Shën Nikoll-Shtip është firmosur për 206 milion euro ndërsa i dyti për ndërtimin e aksit Kërçovë-Ohër për 374 milion euro.

Paratë për këto marrëveshje janë siguruar përmes kredisë nga banka EKSIM gjegjësisht 90% përmes kësaj banke dhe 10% nga buxheti i R. së Maqedonisë përmes Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.

Për këtë projekt financiar që kap shifrën prej 580 milion euro, nuk ekziston tender, por vendimi është miratuar me sjelljen e ligjit në Kuvendin e R. së Maqedonisë.

Договор за автопат Миладиновци -Штип

 


Kush pagoi Nikolla Gruevskin të shkoj në Bruksel?


Shkup, 25 Mars, 2015 - 9:44 (META) 

Thuajse të gjithë mediumet publikuan informatë jo të saktë se kryeministri Nikolla Gruevski më 19 dhe 20 mars ka qenë në Bruksel. Njëjtë ishte edhe me „Metën”.

Fotografitë nga qëndrimi u publikuan dhe u morën nga faqja e internetit të Qeverisë së Maqedonisë.

Megjithatë, në Bruksel nuk ishte kryeministri Nikolla Gruevski, por lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Pesë ditë zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev nuk jep përgjigje në pyetjen se në çfarë cilësie Nikolla Gruevski ishte në Bruksel javën e kaluar, e as se nga cili buxhet është paguar udhëtimi dhe akomodimi në Samitin e Partisë popullore evropiane (PPE) në Bruksel. Përgjigje për këtë nuk japin as përfaqësuesit e partisë në pushtet të cilët i pyetëm se kush ka paguar rrugën dhe akomodimin, nëse kjo është bërë nga buxheti i shtetit apo ai i VMRO DPMNE-së.

Zëdhënësin e qeverisë e kërkuam prej të premten ndërsa dje i dërguam disa mesazhe, por përgjigje në pyetjen : “Në çfarë cilësie ishte Gruevski në Bruksel dhe se a i paguar qeveria apo partia amë VMRO DPMNE shpenzimet”- nuk morëm.

Nëse ka qenë në cilësi të kryeministrit, atëherë avionin, hotelin dhe mëditjet do të duhej të jenë të Qeverisë gjegjësisht në llogari të shtetit. Nëse atje ka shkuar si lider i partisë, atëherë e gjithë kjo është bërë me llogarinë e partisë.

Për të gjitha shpenzimet ekzistojnë edhe transaksione bankare për pagesë.

Gazetarët maqedonas që u interesuan për takim të mundshëm të Gruevskit me Merkelin në Bruksel dhe u paraqitën në ambasadën gjermane morën leksion për “ndarje të shtetit nga partia”, kështu që u drejtuan për takimet e Merkelit si shef i partisë të dhëna të kërkojnë në partinë e sa- CDU.

Atëherë për “Vest” Beate Projshov, zëdhënësi i CDU-së nga centrali i demokristianëve në Berlin potencoi se “Merkel, si kryetare i demokristianëve gjerman, respekton rregullin që mos t’i përzien aktivitetet që ia imponojnë posti i liderit të CDU-së dhe si shefe dhe kancelare e qeverisë gjermane”.

Partitë popullore evropiane për momentin kanë 11 përfaqësues nga gjithsej 28 anëtarë të Këshillit Evropian. Në partitë popullore evropiane anëtarësi me të drejta të plota kanë 53 ndërsa 4 parti mes të cilave edhe VMRO DPMNE janë anëtare shoqëruese ndërsa 20 kanë rolin e vëzhguesit.

Gruevski në Bruksel bisedoi me numrin një të partisë më të madhe popullore evropiane, Zhozef Dol, të cilit ia sqaroi rëndësinë për vazhdimin e procesit të reformave në Maqedoni. Dol në takim ka shprehur vullnet dhe personalisht të angazhohet për mbështetjen e R. së Maqedonisë në avancimin e përpjekjeve të saja të euro- integrimit.