fbpx

Kamenos kapet në gënjeshtër lidhur me shpenzimet për udhëtimin e tij në SHBA

-

Mediumet greke akuzojnë partnerin e koalicionit të kryeministri Aleksis Cipras dhe ministrin e mbrojtjes, Pakos Kamenos për gënjeshtër rreth shumës së saktë financiare që është harxhuar për qëndrimin e tij në Uashington.

Edhe pse Qeveri e SIRIZA premtoi dhe angazhohet për shpenzime sa më të ulëta që përfshijnë vozitje me klasë ekonomike në vend të klasës së biznesit, mos- përdorimin e makinave të shtetit, gazetat “Proto tema” dhe “Ta nea” dolën me të dhëna se Kamenos për qëndrimin në SHBA i ka lejuar vetes luks të madh.

Sipas të dhënave të “Proto tema” që publikuan faturë të plotë nga hoteli “Four sesons” ai ka harxhuar 1400 dollarë për natë, edhe pse vet konfirmoi se ka paguar vetëm 300 dollarë gjatë vizitës në SHBA.

Gazeta thekson se ka dallim shumë të madh mes shumës që qëndron në llogarinë zyrtare dhe atë që Kameson insiston të tregoj se është paguar.

Ministri grek fillimisht konfirmoi se ka paguar vetëm 268 euro në ditë, që më pas në Twitter të shkruaj se shuma e saktë është 300 dollarë për natë. Kameson pohonte të ketë fjetur në dhomë të thjeshtë, por sipas faturës së hotelit, ai ka fjetur në apartament luksoz që ka kushtuar 1408 për natë. Pas njoftimit të gazetës, megjithatë, Kamenos në Twitter pranoi shumën e saktë gjegjësisht se nata i ka kushtuar 1400 dollarë dhe se ka paguar 920 dollarë për darkë. Por, gjithashtu ka shtuar se shumën e ka paguar nga xhepi i tij e jo nga paratë e shtetit.

Ajo që shkakton revolt tek mediumet është fakti se Kamenos fillimisht ka dhënë shifra të pasaktë dhe ka pranuar vetëm pasi mediumet e kanë zbuluar tërë situatën lidhur me shumën e vërtetë.

Gazeta kërkon përgjigje se kujt i takon kartela me të cilën ka paguar Kamenos, nëse paratë me të vërtetë janë nga xhepi i tij apo i merr prapë nga shteti dhe ministria.

Sa për përkujtim, një prej masave të para që i miratoi SIRIZA ishte largimi nga çdo luks dhe privilegje që i ka qeveria dhe deputetët.

Një pjesë e madhe e ministrave vijnë me makinat e tyre personale, ministri Janis Varufakis me motoçikletën e tij personale ndërsa ekziston rregull me të cilin prej tyre kërkohet të udhëtojnë me klasë ekonomike që të mund të shpenzojnë sa më pak para.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.