Petreski dhe bashkëpunëtorët hëngrën me miliona euro në biznese korruptuese

-

Hetimi i policisë për rastin “Ngjala”, siç informojnë nga MPB-ja, ka zbuluar rrjet të ndërlikuar korruptues të bizneseve, për të cilat të dyshuarit ish  prefekti i Ohrit,  bashkëpunëtorët e tij të afërm dhe drejtues të kompanive ndërtimore, të cilat kanë qenë të privilegjuara në procedurat e furnizimeve publike në Komunën e Ohrit.

Sipas informacioneve të MPB-së, të dyshuarit në periudhën e vitit  2007 deri në vitin 2013, kanë dëmtuar buxhetin komunës me shumë prej 785.000 eurosh.

Siç është konfirmuar me hetimet e deritanishme grupi ka përvetësuar 2,4 milionë euro, prej të cilave 37.000 euro,sipas  denoncimit ka përvetësuar Petreski. Përveç kësaj, ky grup dyshohet se ka larë, përkatësisht në promet legal ka lëshuar 261.000 euro, kurse ish prefekti denoncohet se ka pranuar ryshfet prej dy personave  me vlerë prej 12. 000 euro.

Sipas policisë, kompanive dhe personave fizik, të cilët kanë patur status të privilegjuar gjatë ndarjes së tenderëve, iu është paguar  shumë prej 29 milion eurosh, kurse kreditorëve  të cilëve komuna e Ohrit iu ka mbetur borxh për shkak të xhiro- llogarisë së bllokuar të komunës, janë dëmtuar  me shumë  të përgjithshme prej 14 milion eurosh.

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...