Kush pagoi Nikolla Gruevskin të shkoj në Bruksel?

-

Thuajse të gjithë mediumet publikuan informatë jo të saktë se kryeministri Nikolla Gruevski më 19 dhe 20 mars ka qenë në Bruksel. Njëjtë ishte edhe me „Metën”.

Fotografitë nga qëndrimi u publikuan dhe u morën nga faqja e internetit të Qeverisë së Maqedonisë.

Megjithatë, në Bruksel nuk ishte kryeministri Nikolla Gruevski, por lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Pesë ditë zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgjiev nuk jep përgjigje në pyetjen se në çfarë cilësie Nikolla Gruevski ishte në Bruksel javën e kaluar, e as se nga cili buxhet është paguar udhëtimi dhe akomodimi në Samitin e Partisë popullore evropiane (PPE) në Bruksel. Përgjigje për këtë nuk japin as përfaqësuesit e partisë në pushtet të cilët i pyetëm se kush ka paguar rrugën dhe akomodimin, nëse kjo është bërë nga buxheti i shtetit apo ai i VMRO DPMNE-së.

Zëdhënësin e qeverisë e kërkuam prej të premten ndërsa dje i dërguam disa mesazhe, por përgjigje në pyetjen : “Në çfarë cilësie ishte Gruevski në Bruksel dhe se a i paguar qeveria apo partia amë VMRO DPMNE shpenzimet”- nuk morëm.

Nëse ka qenë në cilësi të kryeministrit, atëherë avionin, hotelin dhe mëditjet do të duhej të jenë të Qeverisë gjegjësisht në llogari të shtetit. Nëse atje ka shkuar si lider i partisë, atëherë e gjithë kjo është bërë me llogarinë e partisë.

Për të gjitha shpenzimet ekzistojnë edhe transaksione bankare për pagesë.

Gazetarët maqedonas që u interesuan për takim të mundshëm të Gruevskit me Merkelin në Bruksel dhe u paraqitën në ambasadën gjermane morën leksion për “ndarje të shtetit nga partia”, kështu që u drejtuan për takimet e Merkelit si shef i partisë të dhëna të kërkojnë në partinë e sa- CDU.

Atëherë për “Vest” Beate Projshov, zëdhënësi i CDU-së nga centrali i demokristianëve në Berlin potencoi se “Merkel, si kryetare i demokristianëve gjerman, respekton rregullin që mos t’i përzien aktivitetet që ia imponojnë posti i liderit të CDU-së dhe si shefe dhe kancelare e qeverisë gjermane”.

Partitë popullore evropiane për momentin kanë 11 përfaqësues nga gjithsej 28 anëtarë të Këshillit Evropian. Në partitë popullore evropiane anëtarësi me të drejta të plota kanë 53 ndërsa 4 parti mes të cilave edhe VMRO DPMNE janë anëtare shoqëruese ndërsa 20 kanë rolin e vëzhguesit.

Gruevski në Bruksel bisedoi me numrin një të partisë më të madhe popullore evropiane, Zhozef Dol, të cilit ia sqaroi rëndësinë për vazhdimin e procesit të reformave në Maqedoni. Dol në takim ka shprehur vullnet dhe personalisht të angazhohet për mbështetjen e R. së Maqedonisë në avancimin e përpjekjeve të saja të euro- integrimit.

 

 

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...