fbpx

Plomp: Jam i shqetësuar për atmosferën e përgjithshme të gjuhës së urrejtjes

-

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Vauter Plomp në emisionin “360 gradë” njoftoi se të gjitha vendet ambasadorët e të cilave u publikuan me nekrologë në rrjetin social “Imgur”, u kanë bërë thirrje ambasadorëve maqedonas në shtetet e tyre dhe u kanë kërkuar sqarim për skandalin diplomatik.

“Unë personalisht nuk ishte edhe aq i tronditur nga këto fotografi. Por, ministria ime në Hagë tregoi shqetësim të madh dhe menjëherë e thirri ambasadorin e Maqedonisë në Hagë që të pyet se çfarë po ndodh në Maqedoni, ndërsa të njëjtën e bënë edhe ministritë tjera ambasadorët e të cilave ishin të cenuar. Fatmirësisht, morëm siguri të fuqishme nga Qeveria e Maqedonisë se tërësisht dënojnë gjuhën e këtillë të urrejtjes ndaj ambasadorëve të huaj dhe premtim se do të ndërmarrin masa për identifikimin dhe sanksionimin e personave përgjegjës si dhe do të mundësojnë siguri maksimale për të gjithë ambasadorët” thotë Plomp.

Ambasadori holandez shton se është i shqetësuar për atmosferën e përgjithshme të gjuhës së urrejtjes dhe fjalorin e ashpër i cili përdorej këto ditë pas zgjedhjeve. Sipas tij, kjo do të çoj në ndasi më të mëdha dhe do të vështirësoj situatën për bashkëpunim mes partive dhe sektorit joqeveritar.

“Ndërsa pikërisht ky bashkëpunim është i nevojshëm për formimin e qeverisë së qëndrueshme e cila mund ta nxjerr vendin nga kriza politike. Këtu do të doja të theksoj shqetësimin tim nga tonet e ashpra ndaj shoqërisë civile që luan rol të rëndësishëm në çdo vend. Unë këtu ndjehem i mirëseardhur, e dua Maqedoninë, këtu jam një vit e gjysmë, e dua popullin dhe s’jam i brengosur” shton Plomp.

Ambasadori i Holandës vlerëson se dita e zgjedhjeve ka kaluar mirë, por se janë shqetësuese kritikat ndaj institucioneve shtetërore pas zgjedhjeve që kanë arritur nga partia në pushtet, për çka Plomp shprehi befasi.

“Ky lloj i kritikave ndaj institucioneve të shtetit mundet eventualisht t’i delegjitimoj zgjedhjet, që fare nuk do të ndihmonte. Fatmirësisht, institucionet kanë vazhduar me punën e saj dhe e bënë atë që duhej të bëhet dhe me sa e di, procesi do të përfundoj me rivotim në Tearcë dhe duhet të presim epilogun final. Më pas, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme që sa më shpejtë të formohet qeveri stabile e cila do ta nxjerr shtetin nga kriza politike” tha mes tjerash ambasadori i Holandës.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.