Mosmiratimi i ndryshimeve kyçe të ligjeve e bllokon procesin reformues të mediave


       

Edhe përskaj përpjekjeve të Qeverisë së Maqedonisë, të ndërtojë partneritet me asociacionet dhe sektorin civil në fushën e mediave, e njëjta ende nuk është çliruar nga ndikimi institucional dhe personal, për shkak të ngadalësisë me të cilën Kuvendi i miraton ndryshimet e nevojshme të ligjeve. Kjo u tha në prezantimin e raportit të tretë periodik në kuadër të projektit “Observatori për reforma mediatike” (ORM) sot në Klubin e Gazetarëve.

Më pas u konstatua se edhe pse në katër shtyllat, me anë të së cilave vlerësohet liria e shprehjes ka përparim, mosmiratimi i ligjeve e bllokon procesin reformues.

Monitorimin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, Qendra për Promovimin e Vlerave Qytetare “Agora” dhe Platforma për Gazetari Hulumtuese dhe Analiza “PINA”, me përkrahje financiare nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Maqedoni.

ORM ka realizuar monitorim të opinionit në realizimin e procesit reformues në fushën e lirisë së shprehjes, kurse lëndë e vëzhgimit kanë qenë katër shtyllat e reformave urgjente prioritare: transmetuesi publik i radiodifuzionit (RTM), reklamat qeveritare, qasja deri në informatat dhe shpifja e ofendimi.

OMR32

Në 11 muajt e kaluar nuk ka pasur asnjë ndryshim specifik në pjesën e rregullores legjislative, me anë të së cilës do të përshpejtohej procesi, dhe e cila do të shërbente si bazë për depolitizim dhe departizim të pavarur të institucioneve publike. Deri gjatë përfundimit të këtij raporti vëzhgues (31 mars 2018), koalicioni qeveritar, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Kuvendin e Maqedonisë, nuk i ka parashtruar dhe miratuar nevojën për ndryshimin e ligjeve nga prioritetet sipas Raportit të Pribesë, të cilat kanë të bëjnë me sferën “mediat: liria e shprehjes”.

Qeveria nuk i ka përgatitur masat dhe dokumentet shtesë për rregulloret që specifikojnë reklamat qeveritare në rrjete sociale, as nuk është nisur procedura për revizion të rregullores legjislative ekzistuese që ka të bëjë me rastet “shpifje” dhe “ofendim”.

Më konkretisht, në lidhje me transportuesin publik thuhet se: “ndryshimet e nisura në legjislativen mediale nuk kanë epilog në Kuvend. Në shtëpinë legjislative ende nuk janë votuar ndryshimet e nevojshme në lëndën ligjore. Këshilli programues i RTM-së, në përbërjen e të cilit ka ish bartës të funksioneve publike, kanë rizgjedhur drejtorin aktual të RTM-së. Shërbimet programore të televizionit është i të njëjtit format, edhe përskaj detyrimit ligjor që të ketë kanal të katërt. Nuk është vërejtur asnjë reformë për përmirësimin e punës dhe cilësisë së ofertës programuese-përmbajtjesore të transmetuesit publik”,  dhe nga atje del nota “E filuar, mirëpo e parealizuar”.

Për reklamat qeveritare, në raport u konstatua: “Edhe pse janë hequr reklamat qeveritare në mediat e vendit, qeveria nuk ofroi sqarime të detajuara për një sërë aspektesh të veçanta për të siguruar transparencë të plotë dhe llogaridhënie, duke publikuar rregullore, procedura apo protokolle”, dhe mbetet vlerësimi“Pjesërisht e realizuar”.

Vlerësimi i njëjtë “Pjesërisht e realizuar” mbeti edhe për për shtyllën e katërt të reformave në sferën mediatike – qasja deri në informata, sepse siç është theksuar: “Përkundër masave të ndërmarra nga ana e qeverisë për hapjen e bazave publike për gazetarët, e disa edhe për publikun e gjerë, mbetet e pandryshuar situata në lidhje me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për qasje në informatat me karakter.

Gjendja më e keqe është në shtyllën e katërt shpifja dhe ofendimi, ku edhe pse është parë se gjatë 24 muajve të fundit janë ulur paditë dhe kërcënimet ndaj gazetarëve për shpifje dhe ofendim, në këtë fushë nuk ka asnjë ndryshim dhe lëvizje gjatë periudhës që monitorimit dhe informimit: “nuk është ndërmarrë iniciativë për revidim të ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim, dhe Qeveria nuk ka nisur koordinimin me opinionin prej ekspertësh. Prandaj edhe është dhënë vlerësimi “fare e perealizuar”.

Projekti ORM do të vazhdojë me ndjekjen e reformave deri më 31 qershor, pas të cilës datë do të publikohet edhe raporti final.

Të gjitha rezultatet e monitorimit janë në dispozicion në gjuhën maqedonase dhe shqipe në MediaObservatorium.mk.

 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, “Аgora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.