fbpx

Kotevski: MPB në gadishmëri të reagoj me të gjitha ligjet

-

“Ministria e punëve të brendshme (MPB) e ndjek situatën e sigurisë dhe të gjitha paralajmërimet, njohuritë, informatat që vijnë dhe poqese është e nevojshme, Ministria është e gatshme të veprojë”, deklaroi për “Meta” ndihmësministri për marrëdhënie me publikun i MPB, Ivo Kotevski, lidhur me informatat që i publikojnë mediat shqiptare dhe kosovare për sulme kinse terroriste që pjesëtarë të Shtetit islamik (SHI) nga Ballkani i planifikojnë në Prishtinë dhe Shkup. Kotevski nuk zbulon detaje se a kanë kontaktuar shërbimet e sigurisë së Kosovës dhe a kanë dërguar informatë tek kolegët e tyre maqedonas, lidhur me këto paralajmërime. Agjencia shqiptare e lajmeve  “Balkanweb”

publikoi se shërbimet e sigurisë së Kosovës kanë refuzuar informatën se njerëz të afërt me liderin shqiptar të SHI Lavdrim Muhaxheri, kanë urdhëruar kryerjen e aksioneve terroriste në kryeqytetet e Kosovës dhe Maqedonisë.Agjencia thirret në “lajmi.net”, i cili ka arritur tek lajmërimi i shërbimeve të sigurisë,në të cilin është theksuar se policia e Kosovës duhet të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për përgjigje ndaj kërcënimeve. Në komunikatë, policia e Kosovës ka theksuar se një person nga Maqedonia, emri i të cilit i është i njohur shërbimeve, i cili për çastin është në vijat e frontit në Siri dhe Irak dhe ka lidhje të afërta me Lavdrim Muhaxherin, ka kontaktuar me njerëz të besueshëm për sulme të mundshme në Kosovë dhe në Maqedoni, në qershor. Qëllimi i sulmeve ka qenë të shkaktohet dëm sa më i madh material dhe viktima në njerëz pa dallim të përcaktimit fetar kërcënimi, siç transmeton “Balkanweb”duke kyçur edhe shqiptarë, të cilët luftojnë në Siri dhe Irak, thërrasin për sulme në rajon, të cilat, sipas tyre do ta përfshijnë Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.