fbpx

Revista për mjekësi alternative e promovojnë Rusinë në Ballkan

-

Një metodë për përhapjen e ndikimit rus në Ballkan është nëpërmjet revistave për mjekësi alternative. Derisa shtypi në të gjitha vendet ballkanike është në rënie të madhe, numri i revistave me tituj sikur “Doktor Rusie”, “Brishta Ruse”, “Enciklopedia ruse e shëndetit” është duke u zmadhuar nga viti 2015 deri tani. Së paku pesë prej tyre janë nga Serbia dhe shpërndahen nëpërmjet kioskave në vendet e fqinjësisë, kurse grupi i synuar kryesor i tyre janë gjeneratat e vjetra.

Derisa perceptimet për Rusinë në rajon mund të varen prej tendencave kryesore politike ose nga propaganda e ndonjë shteti, ndikimi i këtij lloji të mediave është i padukshëm dhe afatgjatë.

Nëpër kioskat, këto revista e zmadhojnë dukshmërinë e simboleve ruse dhe përçojnë mesazhe të llojit “Këshillat ruse janë vendimtare për shëndetin tuaj”. Dizajni grafik i këtyre revistave përfshin përdorim të flamurit rus ose version miniaturë të flamurit pothuaj në secilën faqe.

Praktikë tjetër shumë e pranishme në këto revista është përdorimi tepër i madh i mbiemrit “rus”. Çdo këshillë e zakonshme për shëndet që mund të merret prej cilit do mjek në botë kualifikohet si “këshillë ruse”. Për shembull: “Shkolla ruse për jetë të gjatë” konstaton se duhet të ecim për të qenë shëndosh. “Shpëtimi rus për vena varikoze” përfshin konsum u hudhrës dhe perime. Madje ka edhe “Horoskop rus”, i cili është i njëjtë me horoskopin e rëndomtë.

Shpesh herë në ballina gjenden fotografi të politikanit kryesor, njëkohësisht duke e promovuar kultin e personalitetit të tij dhe duke e shfrytëzuar atë si grep për lexuesit. Për shembull, një revistë ka publikuar titull “Ekskluzive: Terapia e Vlladimir Putin me kërpudha”, kurse teksti brenda, gjithashtu i shoqëruar me fotografi të presidentit rus, në fakt flet për beneficionet që i ka mjekimi me kërpudha që i kanë zbuluar ekspertë të laboratorëve rus. “Përse Putini përdor malakit” është titulli i një teksti për mjekim me kristale.

Përmbajtja në këto revista kryesisht buron nga Rusia dhe është në diapazon të këshillave të mjekëve, receta për disa ushqime, si borshç, deri në promovim të mjekuesve me barishte dhe mjekuesve spiritualë, të cilët kanë gjetur ilaçe “të mrekullueshme” për të vazhduar jetëgjatësinë, mjekim të kancerit, të sëmundjeve kardiovaskulare dhe pothuaj çdo sëmundje tjetër.

Në vendet me sisteme më të dobëta të kujdesit shëndetësor, këto revista ofrojnë animacione të caktuara “për arratisje” për shumicën që nuk mund t’i lejojnë vetes shërbimet e shtrenjta private shëndetësore.

Pas këtyre revistave qëndrojnë dy botues të mëdhenj nga Rusia, që shiten në BeH, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci dhe Slloveni. Color Media, e njohur edhe sikur Color Press Group ofron zgjedhjen më të madhe të revistave të këtilla – prej “Mjeku rus” (“Ruski doktor”) dhe botimet e tij speciale “Jetë më e mirë” (“Bolji zhivot”) dhe “Eliksir: Çaja dhe melheme” deri te “Enciklopedi ruse e shëndetit” (“Ruska enkciklopedija zdravlja”).

Botuesi i dytë i madh është shtëpia mediatike serbe Novosti, që e boton revistën”Barishte ruse” (“Ruski travar”), që është me format më të vogël, por me dizajn grafik dhe përmbajtje shumë të ngjashme.

Publiku kryesor për të cilin janë të dedikuara këto revista janë qytetarët dhe gratë më të moshuara. Kjo vërehet nga përzgjedhja e fotografive, në të cilat kryesisht shihen flokë të thinjura, si dhe nga përzgjedhja e temave dhe nga reklamat, të cilat iu dedikohen gjendjeve që ndërlidhen me mplakje. Edhe çmimet janë të adaptuara për popullatën kryesisht më të varfër të të moshuarve – “Mjwku rus” (“Ruski doktor”) në maqedonisht shitet për 40 denarë, kurse versioni serb për 20 denarë.

Mirëpo përkundër përpjekjes për të krijuar imazh të vendit në të cilin ka shëndetësi të shkëlqyeshme, Rusia ka një prej statistikave më të këqija në këtë sferë. Jetëgjatësia atjr është konsiderueshëm më e ulët nga ajo në vendet e zhvilluara. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në vitin 2016, jetëgjatësia mesatare në Rusi ka qenë 71,6 vjet, kundrejt 82,3 vjet në Francë dhe 83,9 vjet në Japoni – që është mbi 12 vite më shumë se në Rusi.

Hulumtimi mjekësor i implementuar në vitin 2014 ka treguar se probabiliteti që një mashkull në Rusi, të vdes në ditëlindjen e tij 55 vjeçare është 25 përqind, që është rezultat i dy faktorëve: alkoolizmi, si shkak kryesor ndërsa pirja e duhanit si dytësore.

Vendet ballkanike, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë gjithashtu janë mbrapa Bashkimit Evropian sipas avancimit të shëndetit, por prapë se prapë janë shumë më mirë se Rusia.

Sipas të dhënave të lartpërmendura nga Banka Botërore prej vitit 2016, në Serbi jetëgjatësia mesatare ka qenë 75,2 vite, kurse në vendin tonë gjendja është pak më e mirë – 75,7 vite. Vendet e ish Jugosllavisë që janë anëtarësuar në BE kanë situatën edhe më të mirë – në Kroaci jetëgjatësia mesatare është 78 vite, kurse në Slloveni 80,8 vite, përkatësisht nëntë vite më gatë se në Rusi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.