fbpx

Ndërtimi i rrugëve kryesore vonon më shumë se 8 vjet (video + infografik)

-

Maqedonia ka vonesa serioze me përfundimin e projekteve kryesore të infrastrukturës rrugore. Vetëm në katër projektet kryesore të rrugëve janë regjistruar tejkalim të afateve prej gjithsej 8 vjet e 3 muaj krahasuar me datat e para e shpallura, në fillim të ndërtimit, për lëshim të rrugëve në përdorim. Nëse shqyrtohet secili projekt individualisht, vonesa më e madhe është në autostradën Kërçovë – Ohër.

Në vend të 31 janarit 2018, data më e re për hapjen e saj është 30 qershor 2021. Ngjashëm me këtë projekt, të cilin është duke e ndërtuar kompania kineze “Sinohydro”, vonesë dyvjeçare kishte edhe në ndërtimin e magjistrales së Milladinovc – Shtip. Në vend që të jetë gati më 1 maj 2017, Ministria e transportit dhe lidhjeve përmes një komunikate më 5 qershor njoftoi se kjo autostradë është lëshuar në përdorim.

Tejkalim të afateve ka edhe te ekspres rrugët. Kur filloi ndërtimi i fazës së parë të autostradës Gradsko – Prilep, në janar 2016, qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE –së premtoi se ky seksion do të jetë funksional pas 24 muajsh. Përkundrazi, vlerësimi i sotëm është se faza e parë do të përfundojë deri në fillim të vitit 2020. Edhe në ekspres rrugën Shtip – Koçani do të ketë një vonesë të realizimit prej 9 muajsh, pasi afati fillestar për përfundimin e fazës së parë të kësaj rruge ishte 31 mars 2019.

Autostradat e ndërtuara sjellin fitim, vonesat vetëm humbje

Ekspertët theksojnë se autoritetet shtetërore duhet më seriozisht të kuptojnë investimet në infrastrukturën rrugore. Nga Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politikë “Finance Think” përmes shembullit të autostradës së sapondërtuar Demir Kapi-Smokvicë i theksojnë përfitimet në planin afatgjatë të projekteve të infrastrukturës. Rezultatet e një prej studimeve të tyre tregojnë se kthimi mesatar vjetor i investimit është 30 vjet, pa i llogaritur pagesat e interesit, që arrijnë 0.13 përqind për një investim fillestar prej 252 milionë euro.

– Analiza tregon se në afat të gjatë prej 30 vjetësh, vlera neto aktuale është pozitive dhe arrin në 9,699,992 euro (në vitin 2041) ose 5,430,475 euro për një periudhë 20 vjeçare (deri në vitin 2031), thonë për “Meta” ekspertët e “Finance Think”.


Ky rezultat pozitiv nga investimi në autostradën Demir Kapi-Smokvicë është një lloj stimulimi i veçantë për projekte tjera të infrastrukturës rrugore. Por vonesa në realizimin e projekteve në Maqedoni u lejon vendeve fqinjë të realizojnë më shpejt rrugët e tyre dhe të drejtojnë “ajkën” nga të ardhurat e trafikut transit.

Shembulli më adekuat për këtë është autostrada “Egnatia”, me të cilën Greqia, para një dekade, siguroi rrugë alternative të Korridorit 8, me një rrugë moderne që nga porti i Igumenitëve përmes Selanikut lidhet me Turqinë te porti në Aleksandropolis. Ngjashëm me Greqinë edhe fqinji lindor Bullgaria merr fonde të mëdha nga BE-ja për ndërtimin e rrugëve. Buxheti i përgjithshëm i Programit operacional të BE-së për “Transport dhe infrastrukturën e transportit për periudhën 2014-2020 është pothuajse 1.9 milionë euro. Nga këto, vetëm për rrugë Bullgaria i ka në dispozicion mbi 670 milion[ euro, pa i llogaritur fonde shtesë nga buxheti i tyre dhe nga burime të tjera të financimit.

Kjo do të thotë që edhe nëse realizimi i disa projekteve vonohet, Bullgaria aktualisht ka në dispozicion kapital për të realizuar më shumë projekte se vendi jonë. Pikërisht këtë po e bëjnë autoritetet bullgare, të cilët para pak kohe e filluan ndërtimin e autostradës “Evropa” midis Sofjes dhe kufirit bullgaro-serb. Në anën e saj të kufirit, Serbia gjatë muajve në vijim planifikon të përfundojë ndërtimin e tërë autostradës nga Nishi deri në qytetin kufitar Dimitrovgrad. Duke marrë parasysh faktin se Kosova dhe Shqipëria prej kohësh janë të lidhura me autostradën Ibrahim Rugova, alternativa veriore e Korridorit 8 do të mbetet në pjesa e pa ndërtuar ndërmjet Prishtinës dhe Nishit. Me autostradën, “Egnatia” në Greqi,  që tashmë është e përfunduar dhe me realizimin e lidhjes alternative përmes Kosovës dhe Serbisë midis porteve të Durrësit dhe Burgasit, historia e rrugës së Korridorit 8 në Maqedoni do të ketë përfundim jo

Ndërtuesit kërkojnë seriozitet nga shteti

Ivica Jakimovski, kryetar i Odës së kompanive ndërtimore të Maqedonisë në Lidhjen e odave ekonomike  (LOE), thekson se për përfundim në kohë i projekteve duhet projekti i mirë i zbatueshëm, përzgjedhje të kontraktuesit cilësor dhe mbikëqyrje të punimeve, por edhe investitori duhet t’i shlyejë në kohë detyrimet për shërbimit dhe ndërtimet e realizuara.

– Gjëja themelore për t’u bërë është të bëhet përgatitja e projektit bazë cilësor – thekson Jakimovski.

Pengesat që dalin në vendin e punimeve të projektit, thotë ai, janë përgjegjësi ekskluzivisht e autoritetit që e ka porositur projektin. Mangësitë në dokumentacionin e projektit rezultojnë në vonesë në fazën konkrete të ndërtimit.

– Nëse ka vonesë në ndonjë nga  fazat që duhet të realizohet, ajo tërheq të gjitha vonesat tjera, sepse ata janë të lidhura njëra me tjetrën – thekson Jakomovski.

Krahas nevojës për të përzgjedhur kompani të vërtetuara të projektimit, rekomandimi i tij kryesor është të tejkalohet kërkesa e tenderit nga shteti për përzgjedhje të projektuesit që do të plotësojnë kriterin “çmimi më i ulët”.

– Në praktikë, në vitet e fundit kjo është një nga pengesat themelore për të cilat kemi projekte me cilësi të dobët – thotë ai.

Kjo praktikë nuk duhet të harrohet, sepse gjatë realizimit të mëtejshëm të projekteve jemi dëshmitarë afati i zbatimit prolongohet, ndërsa buxheti i parashikuar tejkalohet.

Shkaqet e tejkalimit të afateve për ndërtimin

Lidhur me vonesën e projekteve, drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov, për “Meta”, thotë se projekte e trashëguara për autostradat dhe ekspres rrugët një situatë katastrofale. Ai e theksoi autostradën Milladinovc – Shtip, ku deri në afati fillestar për përfundim të projektit kanë qenë të realizuara vetëm 55% të punëve të përgjithshme të autostradës. Kanë qenë të detyruar të nënshkruajnë një marrëveshje shtesë me Sinohydro, të quajtur “pa dënime, pa kërkesa”.

– Në qoftë se uleni me kontraktuesin për t’i thënë se është vonuar dhe se ai do t’i vesh gjoba, kontraktuesi thotë “s’ka problem.” Por, atëherë ai ta tregon arsyen përse është vonuar. Shpronësimi i papërfunduar, linjat elektrike të tensionit të lartë në mes të rrugës… – thotë Kitanov.

Raporti në rast të padive të ndërsjella te autostrada Milladinovc – Shtip do të ishte në dëm të NP për rrugë shtetërore, por për shkak të largimit në kohë të linjave elektrike të tensionit të lartë, zgjidhja e shpronësimit të tokës dhe problemet me dokumentacionin e projektit, kjo autostradë është përfunduar për 177 milionë, në vend të 206 milionë euro të parashikuara fillimisht.

Drejtori Kitanov thekson se më së miri është që  dokumentacioni të mos bëhet me nxitim, ndërsa projektuesve dhe revizorëve t’u jepet hapësirë e mjaftueshme për të punuar në periudhën para ndërtimit të rrugës. Përveç kësaj, zgjidhja e shpronësimit të tokës në trasenë në të cilën ndërtohet projekti është problemi i dytë më i madh që është shfaqur rregullisht deri më tani.

– Ekziston një ligj popullist, i vitit 2012, që thotë se shpronësimi i tokës nuk pengon lejen e ndërtimit. Por nuk mund të keni pranim teknik të rrugë derisa të mos përfundojnë shpronësimet ose nëse dikush apelon në gjykatë. Në atë rast, fillojnë pretendimet e kontraktuesit. Ato mund të jenë edhe nga 100,000 euro në ditë”, thotë Kitanov.

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore në dy vitet e fundit rregullisht publikon informacion në lidhje me lëshimet të cilat kanë shkaktuar vonesa të projekteve. Në shumicën e tyre, përgjigja e rregullt e autoriteteve kompetente është se ka pasur mangësi në dokumentacionin e projektit. Në autostradën Kërçovë – Ohër, projekti origjinal nuk kanë qenë të parapara nëntë nyje për lidhjen e vendbanimeve përreth në autostradë. Ekziston edhe problemi i tunelit “Preseka”, ku situata gjatë punimeve në terren ka treguar se bëhet fjalë për tokë të kategorisë më të ulët, që do të thotë se për realizimin e tij nevojiten shpenzimet shtesë dhe kohë .

Shoferët përreth fshatit Podmole presin për vite të tëra përmirësimin e rrugës me frekuencë të lartë në autostradë; Foto: Bojan Blazhevski

Më pak gabime, por më tepër tejkalime të afateve kanë ndodhur në autostradën Milladinovc – Shtip. Problemet rreth ndërtimit këtu shfaqeshin gradualisht, kështu që fillimisht gjatë realizimit problematike ishte shfaqja e rrëshqitjeve të dheut, restaurimi i shpateve dhe nevoja për të hequr linjat elektrike të tensionit të lartë përgjatë rrugës. Pasi përfundoi ndërtimit, NP për rrugë shtetërore  zbuloi se nuk ishin realizuar 10 rrugë shërbimi, të cilat nuk ishin përfshirë në projektin fillestar, për të cilat është shpallur tender i veçantë për përzgjedhjen e një kontraktuesi për realizimin e punimeve ndërtimore.

Gjatë realizimit të fazës së parë të ekspres rrugëve Gradsko – Prilep dhe Shtip – Koçani, u gjetën zona arkeologjike, hulumtimi shtesë i të cilave e zgjati afatin fillestar për përfundimin e projekteve. Përveç kësaj, te ekspres rruga Gradsko-Prilep probleme kishte me shpronësimin e tokës, hulumtime të pamjaftueshme gjeometrike te urat, probleme të projektimit te tuneli dhe nevoja për të ri-projektim të një pjese të rrugës. Shpronësimi i pazgjidhur i tokës dhe punimet shtesë që nuk ishin paraparë gjatë fazës së projektimit u shfaqën edhe gjatë realizimit të fazës së parë të ekspres rrugës Shtip – Koçani.

Nga këto përvoja negative mund të nxirret konkluzion i përgjithshëm se shteti deri më tani ka hyrë në ndërtim të rrugëve me projekte jo të plota, pa shqyrtim dhe mbikëqyrje efektive në fazën e projektimit që ka mund të eliminojë mangësitë në dokumentacion para se të dilet në terren me mekanizimin. Kështu i kombinuar me shpronësimin e pazgjidhur të tokës përgjatë rrugës, ndërtimi i rrugëve bëhet më i shtrenjtë gjatë fazës aktuale të ndërtimit. Së bashku me këtë, datat fillestare për të lëshuar në përdorim rrugët tejkalohen pikërisht për shkak se shfaqen gjëra të paparashikuara.

Qëndrim i pakujdesshëm – pasoja të paparashikueshme për shoqërinë

German Fillkov nga Qendra për komunikime civile thekson se kur lindin probleme me realizimin e projekteve, ne kryesisht hyjmë në një rreth vicioz të akuzave reciproke.

– Projektuesit i fajësojnë investitorët që nuk u japin informacione mjaft precize dhe të sakta që ata të jenë në gjendje të zhvillojnë projekte të plotë dhe gjithëpërfshirëse, kontraktuesit i fajësojnë projektuesit për projektet e këqija plot me gjëra të papritura dhe vlerësime të këqija, mbikëqyrësit shpesh bashkëpunojnë me kontraktuesit dhe i mbyllin sytë kur shohin lëshime – thotë Filkov.

Ai shton se duhet të bëhet analizë për secilin projekt individual, për të ditur se cila është zgjidhja që shpaguhet më së shumti për ta. Mungojnë shumë informacione dhe të dhëna për të kuptuar përse dhe ku bëhen vonesat, thotë Fillkov, prandaj edhe mungon përgjigja për pyetjen a do të përgjigjet dikush në vend për lëshimet e tilla. Në fund të fundit, ai përkujton se mungesa e lidhjeve rrugore të shpejta dhe funksionale me fqinjët ka pasoja të paparashikuara për tërë shoqërinë.

– Një vend i vogël, i pazhvilluar dhe pa dalje në det, duhet së paku të ketë komunikim të hapur me vendet e tjera – përfundon Filkov.

Autor: Bojan Blazhevski

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.