Shteti Islamik në Irak nëpërmjet rrjetit televiziv “CNN” ka marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste në Paris të Francës natën e kaluar që lanë 128 të vrarë dhe 200 të plagosur.
Siç bënë të ditur “CNN”, në një deklaratë zyrtare, grupi terrorist ka thënë se luftëtarët e vet të pajisur me bomba vetëvrasëse të vendosura në trup dhe me armë automatike kanë kryer sulmet simetrike në pjesë të ndryshme të vendit në qendër të Francës, që ata i kishin shënjuar më parë si caqe të tyre.
Në deklaratën e ShI, pretendohet, se thuhet “Franca dhe të gjithë ata që ndjekin shmebullin e saj, duhet ta dinë se mbeten shënjestra kryesore e Shtetit Islamik dhe do të vazhdojnë të ndjejnë frymën e vdekje, për shkak se vendosën të ndjekin luftën e kryqëzatave, që guxuan të sulmojnë të dërguarin e myslimanëve, që lëvdojnë luftën kundër islamit në Francë dhe që me aeroplanët e tyre sulmojnë myslimanët në kalifat”.
Mediat franceze, ndërkohë, informuan se në njërin nga sulmuesit është gjetur pasaportë siriane.