VMRO- DPMNE dënon sulmet monstruoze terroriste që  mbrëmë ndodhën në Paris, ku viktima ishim me qindra njerëz të pafajshëm.

“Kjo paraqet goditje jo vetëm për Francën dhe popullin francez, por edhe për vlerat demokratike dhe liritë. Mendimet tona janë me popullin francez, sepse Maqedonia më së mirë e kupton dhimbjen e këtillë. Maqedonia bashkëndjenë me viktimat nga sulmet terroriste në Paris, sepse edhe vet kemi pasur mjaft viktima nga terrorizmi”, thuhet në kumtesën e VMRO­-DPMNE-së.