fbpx

Parkim zonal në Tetovë, por vetëm në dy rrugë

-

Parkimi zonal që para pak kohe u aplikua në bulevardet “Iliria” dhe Marshal Tito” nuk e zgjidhi problemin me kaosin e trafikut në Tetovë.

Përgjatë këtyre rrugëve sipas rregullave të parkimit zonal, mund të parkohet vetëm në një shirit. Vozitësit tani kërkojnë vend në pjesën tjetër të qytetit, ku krijohet rrëmujë shtesë.

Që të rregullohet ky problem, qytetarët e Tetovës vlerësojnë se parkimi zonal duhet të aplikohet edhe nëpër bulevardet tjera të qytetit.

“Trafiku duhet të baraspeshohet në mënyrë të barabartë në tërë qytetin. Kjo mund të bëhet me aplikimin e parkimit zonal në rrugët e tjera. Aty ku ka parkim zonal është mirë aty ku nuk ka është kaos, parkohen makinat nëpër trotuare” thotë në qytetarë i Tetovës.

Një pjesë e tyre vlerësojnë se parkimi zonal nuk do të zgjidh problemin e trafikut në Tetovë.

“Kot që aplikohet parkimi zonal në qytet ku nuk ka numër të mjaftueshëm të parkingjeve, rreth qytetit nuk ka unazë, në vend që trafiku të kthen i njëjti futet në qytet. Problem është se janë ndërtuar shumë rrokaqiej ku investuesit nuk kanë ndërtuar parkingje për banorët e ndërtesave” thotë një qytetare e Tetovës.

Nga komuna e Tetovës thonë se mendohet për ndërtimin e parkingjeve të reja varësisht nga financat dhe realizimin e projektit për qarkore. Por, së pari duan ta aplikojnë parkimin zonal.

“Parkimin zonal për momentin e kemi planifikuar si pilot- projekt vetëm në dy rrugë kryesore, dhe nëse ky projekt tregohet i suksesshëm, parkim zonal do të ketë në tërë qytetin” deklaroi Sejfel Beadini, ushtrues detyre në NP “Parkingu i Qytetit” në Tetovë.

Parkimi zonal nuk do të paguhet disa javë derisa të mos zbatohet mënyra e këtillë e parkimit edhe në pjesët tjera të qytetit. Për parkimi pa rregull makinat menjëherë do të largohen me merimangë, shërbim ky i cili në periudhën e ardhshme do të ketë më shumë makina.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.