fbpx

Lajiq: Kompanitë serbe do të kërkojnë drejtësi para gjykatave ndërkombëtare

-

Ministri serb për tregti, turizëm dhe telekomunikacione, Rasim Lajiq deklaroi se për shkak të dëmit që ka ndodhur si pasojë e mbylljes të kufirit me Kroacinë, është e mundshme kompanitë të kërkojnë drejtësi para gjykatave kroate apo atyre ndërkombëtare.

Ai vlerësoi se presioni i Brukselit ka qenë kyç ndaj vendimit të Kroacisë që të ndërpresë bllokadën nëpër pikëkalimet kufitare.

“Dikush do të paguaj gjobë për këtë mbyllje të kufirit. Ka mundësi disa prej sipërmarrësve të kërkoj drejtësi para gjykatave kroate apo atyre ndërkombëtare, për shkak të dëmit të pësuar” deklaroi Lajiq.

Në pjesëmarrjen e tij sot në mëngjes në televizionin nacional RTS, Lajiq vlerësoi se për shkak të mbylljes të kufirit dëm s’ka pësuar vetëm Serbia, por edhe vendet tjera si Maqedonia, Turqia dhe Bullgaria.

Ai shtoi se vlerësim të dëmeve ende nuk ka, por kjo do të dihet kur të shihet sa mall nuk është e porositur dhe sa marrëveshje nuk janë respektuar.

Ndryshe, qeveria kroate lëshoi pe para presioneve evropiane dhe paralajmërimeve për dëme ndaj ekonomisë nga vendet përreth dhe e hapi kufirin me Serbinë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.