fbpx

ShGM: Gruevski, Jankullovska dhe Mijallkovi të japin dorëheqje

-

ShGM kërkon që kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska dhe drejtori i DBK-së, Sasho Mijallkov të japin dorëheqje pavarësisht se kush i ka porositur përgjimet e qytetarëve dhe gazetarëve.

“Ky keqpërdorim patjetër të ndërpritet dhe të sanksionohet. Mënyra e vetme për daljen nga kjo situatë absurd është vendosja e një sistemi të ri medial dhe mekanizma të reja të kontrollit të sistemit politik , që do të garantojë pavarësi dhe liri të mediumeve dhe do të ndalohet keqpërdorimi i tyre në të ardhmen”, thotë kryetari i ShGM-së, Naser Selmani.

Ai thotë se ata janë të detyruar që të ndalojnë një keqpërdorim të tillë masiv të shkeljeve të të drejtave kushtetuese ndërsa largimi i tyre nga funksionet do të ndihmonte që të ndriçohej i gjithë rasti.

Gazetarët që kanë qenë të përgjuar dhe që morën dosjet me bisedat e transkriptuara paralajmëruan ngritje padish. Nga ShGM-ja thanë se do të konsultohen me juristë për procedimin e mëtejshëm të këtyre rasteve.

“Përgjimi i gazetarëve komprometon sistemin medial në Maqedoni dhe i prezanton ata si krejtësisht të korruptuar  dhe krejtësisht të varura nga politika”, deklaroi Naser Selmani.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.