fbpx

VMRO-DPMNE: Zaevi vazhdon me tendcë të destabilizimit të vendit

-

Konferenca për shtyp e Zoran Zaevit vazhdon me skenarin e tendencës për desatbilizimin e Maqedonisë, për manipulimin e opinionit publik dhe marrjen me dhunë të pushtetit, reagojnë nga partia në pushtet  VMRO- DPMNE.

Ndaj shpërthimit të “bombës” së katërt të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev, reagoi VMRO­DPMNE. “Në pres konferencën e sotme të Zoran Zaev nuk dëgjuam dhe as që do të dëgjojmë ndonjëherë nga Zaev se ai dhe LSDM së bashku me gazetarët opozitar janë të financuar nga xhepi i tij dhe nga ana e Fondacionit Soros, si dhe grupi i shoqatave jo qeveritare të cilat gravitojnë rreth opozitës të cilës ndërmjet veti janë të organizuar të veprojnë për shkak të realizimit të qëllimeve të tyre. Nga Zoran Zaev nuk dëgjuam se sa para harxhohen nga Soros dhe nga LSDM-ja për financimin e medieve të tyre. Nuk dëgjuam se si është e mundur që kryetari i Sindikatës së Gazetarëve të Maqedonisë, të bëhet drejtor partiak i Qendrës për Konferenca të LSDM­-së. Nuk dëgjuam për gazetarët deputet, nuk dëgjuam për 37 gazetarët të cilët me përpunimin e LSDM-­së, morën pozita si zëdhënës, dhe nuk dëgjuam për gazetarët të cilët punojnë në shtabin partiak të LSDM-­së dhe plasojnë tekste në portalet partiake të cilët aktrojnë opozitën dhe kritikën. Nuk dëgjuam për ndarjen e mandateve partiake të gazetarëve të opozitës në kundër vlerë në denarë dhe kohëzgjatjen e edicionit të lajmeve të “A1” ose gazetat në kontrollin e Fondacionit Soros dhe opozitës. Zaev nuk dëshironte që të flas për skandalet e shumta të cilat lidhen me mediat të afërta me opozitën, për mënyrën e financimit të medieve të opozitës, për konstruksionet që i bënë gjatë periudhës së kaluar dhe që po i bëjnë edhe sot”, thuhet ndërmjet tjerash në reagimin e VMRO- ­DPMNE­-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.