fbpx

Zhbogar: Pres fushatë korrekte dhe zgjedhje të besueshme

-

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar pret fushatë korrekte parazgjedhore, që pritet të filloj të hënën më 21 nëntor. Ai sot nga Tetova ku u takua me kryetaren e kësaj komune, Teuta Arifi apeloi institucionet menjëherë të reagojnë nëse ndodh edhe problemi më i vogël.

“Pres fushatë korrekte, pres partitë politike t’i paraqesin vizionet e tyre për të ardhmen e shtetit. Prej të hënën fillon fushata, nëse diç nuk shkon siç duhet, vet institucionet në vend duhet ta zgjidhin këtë. Nëse ka situata të këtilla, duhet të kujdesemi për to, do të paramendohet diçka, por siç thotë fjala popullore, kur të arrijmë te ura atëherë do të mendojmë si ta kalojmë” deklaroi ambasadori.

Ai shtoi se e ardhmja e vendit dhe integrimi euro- atlantik varen nga këto zgjedhje, që do të jenë siç tha, të vëzhguara nga një numër i madh i përfaqësuesve.

Euro- ambasadori tha se rastet e reja që i hap PSP duhet të lihen të procedohen në instancat gjyqësore.

“Ne nuk komentojmë proceset gjyqësore, s’kemi koment rreth kësaj. Por, të gjitha partitë politike janë angazhuar që t’i japin mbështetje PSP-së, ky institucionet duhet të lihet ta mbaroj punën e vet” shtoi euro- ambasadori.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.