fbpx

Portalet nuk hapen, “Unet” pohon se është problem teknik e jo sulm hakerësh

-

Sot në mëngjes shumë prej portaleve në vend s’mund të hapeshin për shkak të prouajderit “Unet” që është mbështetje teknike e këtyre mediumeve.

Qasja është pamundësuar nga ueb faqja e “fokus.mk”, “novatv.mk”, “libertas.mk”, “sdk.mk”, “lokalno.mk”, “plusinfo.mk” si dhe edicionet elektronike të gazetave ditore “Utrinski Vesnik”, “Dnevnik” dhe “Vecer”.

“Meta” bisedoi me disa kryeredaktor të portaleve dhe ueb faqeve të cilët na njoftuan se sot në mëngjes mediat e tyre nuk funksionojnë.

Kryeredaktori i “Plus Info”, Branko Geroski thotë se nga prouajderi i kanë thënë se bëhet fjalë për problem teknik.

“Më njoftuan se bëhet fjalë për problem teknik. S’mund të futem në prapavijën derisa të mos kem më shumë të dhëna të saktë. Vetëm thanë se është problem i cili së shpejti do të tejkalohet” deklaroi Geroski.

Kryeredaktori i “sdk.mk”, Goran Mihajlovski tha se nuk e din për çfarë bëhet fjalë dhe gjithashtu ka marrë informacione se bëhet fjalë për problem me prouajderin.

Antoni Peshev, drejtori i “Unet” i cili shërben këto media për “Meta” kategorikisht pohon se nuk bëhet fjalë për kurrfarë sulmi hakerësh, por për problem klasik teknik.

“Problemi ka ngjarë mbrëmë kur lëvizja e portaleve ka qenë e vogël dhe nuk janë aktivizuar mekanizmat mbrojtës. Bëhet fjalë për problem në lidhje dhe nuk është sulm hakerësh. Punojnë në evitimin e problemit. Potencoj se nuk është sulm hakerësh” shton Peshev.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.