Termin “target” PSP e ka vjedhë nga Gruevski

Emri kodues “Target” është hetimi më i ri i PSP-së dhe rastësisht apo jo, vitin e kaluar në janar këtë emër e përmendu lideri aktual dhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski, pikërisht në lidhje me përgjimet.

Gruevski në fjalimin e tij më 25 shkurt 2015, një muaj pasi MPB e publikoi në opinion rastin “Puçi” dhe ngriti kallëzim penal ndaj Zoran Zaev, theksoi se Maqedonia është “target i ndjekjes ilegale i komunikimeve nga shërbimet e huaja”.

Bashkëpunëtori i tyre kryesor në vend, siç tha Gruevski, është Zoran Verushevski, i cili ka zhvilluar rrjetin e tij në vend ndërsa përgjimin e kanë kryer ish inxhinieri i DSK-së, Zvonko Kostovski (i gjykuar në “Puç”) dhe zyrtari i MPB-së, Gjorgji Lazarevski (i akuzuar në “Puç”).

“…Këto të dhëna dhe tjera me të cilat disponojnë institucionet dhe që janë siguruar në proces, qartë tregojnë se materiali i dedikohet personave të jashtëm që nuk e kuptojnë gjuhën maqedonase dhe që nuk i dinë mjaftueshëm politikat dhe persona tjerë publik në Maqedoni. Të përmbledh. Maqedonia periudhën e kaluar ka qenë target e incizimit të bisedave telefonike nga shërbimi i huaj sekret e ndihmuar nga bashkëpunëtor nga Maqedonia…” deklaroi atëherë Gruevski.

Ky është video- incizimi i Gruevskit nga 25 shkurti i vitit 2015. Deklarata në fjalë është në minutën 18 e 40 sekonda: