fbpx

Nisin bisedimet për rikthimin e marrëdhënieve diplomatike mes ShBA- Kubë

-

Një delegacion i nivelit më të lartë amerikan në 35 vitet e fundit, ndodhet në Kubë ku këtë të premte ka nisur bisedimet për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike dhe për të rihapur eventualisht marrëdhëniet e plota tregtare dhe ato të udhëtimit të lirë, mes dy vendeve kundërshtare që prej armiqësive të Luftës së Ftohtë.

Obama zotëron autoritetin ekzekutiv për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike dhe për të hequr sanksionet, por ka nevojë për Kongresin e kontrolluar nga republikanët për të shfuqizuar embargon ekonomike.

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga Roberta Jacobson, kryediplomatja amerikane për Amerikën Latine, si dhe ndihmësin e parë të Sekretarit të Shtetit, një delegacion që viziton Kubën pas 38 vitesh. Një zyrtar amerikan i të njëjtit nivel përfaqësimi vizitoi Kubën 35 vite më parë. Ndërkohë që ekipi kubanez udhëhiqet nga Josefina Vidal, shefja e diplomacisë për çështjet me SHBA-të.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.