fbpx

Presidenti Ivanov firmosi dekretet për Ligjet e arsimit

-

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot firmosi dekretet për proklamimin e ligjeve të arsimit, të cilat Kuvendi i Republikës së Maqedonisë solli gjatë seancës së mbajtur më 14 janar të vitit 2015, shënohet në Komunikatën e shpallur në ueb faqen e Presidentit.

Siç thuhet në Kabinetin e tij, Ivanov kishte firmosur ligjet në bazë të të gjitha analizave dhe konsultimeve të zbatuara gjatë periudhës së kaluar, si dhe konstatimet që janë nxjerrë nga takimet e shumta me studentët më të mirë nga gjithë universitetet në Republikën e Maqedonisë, të cilët janë zhvilluar rregullisht gjatë gjashtë viteve të kaluara.

Konstatimi i përbashkët nga gjithë takimet kishte qenë se Maqedonia ka nevojë të pakontestueshme për transformim të arsimit të lartë, se vendi jonë ka nevojë për studentë dhe profesorë të shquar dhe konkurrues në tregun global të diturisë.

– Presidenti Ivanov mori garanci të fuqishme nga propozuesi i ligjeve se gjatë periudhës vijuese do të organizohet një debat profesional gjithëpërfshirës mbi çështjet më esenciale nga fusha e arsimit të lartë, me subjektet relevante në këtë fushë, përfaqësuesit e studentëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë nga arsimi i lartë. Nga gjithë këto aktivitete dhe nga dialogu përfshirës do të burojë një ligj plotësisht i ri mbi arsimin e lartë – thuhet në Komunikatën e Kabinetit.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.