fbpx

Zaev: Jam optimist rreth procedurës për emërimin e prokurorit special publik

-

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev shprehi optimizëm se në fillim të javës së ardhshme ekipet biseduese të partive politike do t’i harmonizojnë qëndrimet rreth ligjit për prokuror publik, që duhet të futet më në fund në procedurë parlamentare dhe të votohet më së voni deri më 15 shtator, afat ky i paraparë me Marrëveshjen e Przhinos.

Sipas Zaev, në ekipet biseduese ekzistojnë dallime konceptuale rreth institucionit prokuror special publik.

“Dallimet konceptuale janë në esencë, rreth asaj se a do të jetë prokuror special publik apo do të jetë prokurori speciale publike. Në Maqedoni ekziston prokurori publik, ekziston prokuror suprem publik, ekziston prokuror për krim të organizuar, por në esencë, bëhet fjalë për më shumë se 300 prokuror publik. Prokurori publik do të thotë shërbim, ky shërbim patjetër duhet të ketë zëvendës, kështu që prokurori special do të sjell vendime, por dikush duhet të punoj me të, s’mundet vet. Ky është qëndrimi jonë ndërsa VMRO DPMNE thotë se duhet të jetë një person. E tash le të vlerësoj opinioni ekspertësh nëse mundet një person t’i shqyrtoj të gjitha provat me të cilat posedojmë” deklaroi Zaev.

Ai shtoi se vendimi i gjykatës për t’i kontestuar dëshmitë e “bombave” si material prove nuk do të ndikojë në punën e prokurorit special.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.