fbpx

Zaev nuk paraqitet në gjykatë, Prokuroria kërkoi t’i merret pasaporta

-

Seanca e sotme me të cilën duhej të filloj procesi gjyqësorë “Puçi” është anuluar sepse në gjykatë nuk u paraqit i akuzuari i katërt, Zoran Zaev.

Në esencë u shpalos propozimi i Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, që kërkon Zaevit t’i hiqet masa e kujdesit gjegjësisht herë pas herë të paraqitet në gjykatën e Strumicës si dhe t’i merret pasaporta apo dokumente tjera për kalimin e kufirit.

Për propozimin e prokurorisë do të vendos këshilli penal i repartit për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën themelore Shkupi 1. Seanca e radhës do të mbahet më 5 tetor.

Gjykatësja Lubinka Bashevska shtoi se i akuzuari Zoran Zaev ka pranuar ofertën për seancën e sotme, por se nuk është paraqitur në gjykatë.

Për ndonjë masë eventuale nga gjykata për sigurimin e prezencës së Zaev në seanca, sot fare nuk bëhet fjalë, edhe pse në seancën e mëparshme më 5 gusht, u paralajmërua se nëse lideri i LSDM-së sërish nuk i përgjigjet ftesës dhe nuk paraqitet në gjykatë, do t’i caktohet “paralajmërim para zbatimit të masës”.

Avokati mbrojtës Angele Ilievski në deklaratë për mediumet, është pajtuar me kërkesën e Prokurorisë që t’i merret pasaporta Zaevit sepse masa e mëparshme ka qenë absurde.

“Është krejtësisht në rregull të mbahet në fuqi masa e sigurisë për marrjen e dokumentit të udhëtimit sepse shëtitje deri në gjykatën e Strumicës nuk ka kurrfarë qëllimi” deklaroi Ilievski.

Ai shtoi se çështjen rreth rastit “Puçi” duhet ta ndërmerr prokurori publik special dhe gjykata tanimë nuk do të mund të veproj lidhur me këtë lëndë.

“Tani duhet të mendojmë për prokurorin special i cili do ta ndërmerr tërë punën, kështu që kjo gjykatë s’do të jetë kompetente. Ngel të shohim dhe të ndjekim zhvillimet politike gjegjësisht zhvillimet juridike në Kuvend e më pas eventualisht do të dalim me qëndrim” tha Ilievski.

Në rastin gjyqësorë “Puçi” krahas liderit të LSDM-së, Zoran Zaev akuzohen edhe ish drejtori i DSK-së, Zoran Verushevski, bashkëshortja e tij Sonja Verushevska, nëpunësi i komunës së Strumicës, Branko Palifrov dhe funksionari i MPB-së, Gjorgji Lazarevski.

Ata sipas aktakuzës ngarkohen për veprën penale spiunim, përgjim të paautorizuar dhe regjistrim tonik si dhe dhunë ndaj funksionarëve më të lartë shtetërorë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.