fbpx

Dëshmia e Bogoevskit për “Magjar Telekom” trazon BDI-në

-

BDI do të ngrit kallëzim përkatës kundër ish shefit të shërbimit sekret, Sllobodan Bogoevski, i cili siç shkruan portali i internetit “Main Justice”, i specializuar për lajme të brendshme lidhur me aktivitetet e Ministrisë amerikane të drejtësisë, publikoi një pjesë e dëshmisë së tij për mitmarrje në “Magjar Telekom”, ku akuzon funksionar të lartë të BDI-së për involvim në këtë aferë.

“Dëshmimi është konstruksion i ngjarjeve dhe rrethanave jo- ekzistuese” thonë nga BDI.

Në tekstin e “Main Justice” thuhet se “një gjykatës federale në Nju Jork do ta lejoj dëshmimin me shkrim të ish shefit të shërbimit sekret të Maqedonisë sipas Aktit për praktika të huaja korruptive, në gjykimin e tre ish drejtorë ekzekutiv të kompanive hungareze të telekomunikimeve”.

Gjykatësi konsideron se problemet me dëshmimet me shkrim nuk ndikojnë negativisht ndaj të dëshmuarit.

Bogoevski në dëshmimin në ambasadën amerikane në Shkup para se të arrestohet, njofton detaje për shifra konkrete milionëshe dhe për emra konkret dhe ndërmjetësues, që i kanë marrë paratë.

Më herët, tre drejtorë e akuzuar të “Magjar Telekom”, Andrash Balog, Elek Shtraub dhe Tamash Morvai, kërkuan të mos pranohen dëshmia e Bogoevskit sepse s’kanë pasur mundësi të mjaftueshme t’i pyesin në bisedën informative e organizuar gjithashtu në ambasadën e SHBA-së në Shkup përmes video- konferencës sepse në ndërkohë është mbyllur nga autoritetet maqedonase. Kjo kërkesë ishte refuzuar nga gjykata.

Më herët edhe ish kryeministri Vllado Buçkovski që gjithashtu ishte përmendur në dëshminë theksohet se ka marrë mitë, reagoi se dëshmia e Bogoevskit ka qenë “tendencioze me të pavërteta”.

Ish shefi i shërbimit sekret, Sllobodan Bogoevski u dënua me dy vite burg për rastin “Agjent” dhe me dy avokatë nga Shkupi, dy drejtues të kompanive dhe një slloven, akuzohen për keqpërdorime me tokë ndërtimore tek qendra e sportit, “Boris Trajkovski”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.