fbpx

Zaev: Unë do të jem vazhdimisht në protestë, përveç kur do të jem në negociata

-

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot informoi se partia në pushtet tanimë ka vendosur lidhje për mitingun e vet në vendin e njëjtë ku nesër do të mbahet tubimi civil.

“Do të thotë, ata planifikojnë të vijnë në vendin e njëjtë edhe pse e dinë se do të jemi aty. Unë do të jem vazhdimisht aty, përveç në periudhën kur do të jem në negociata. Por, apeloj deri tek kryeministri Gruevksi që të heq dorë nga protesta të hënën, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën  e sotme ku publikoi “bombën” e 33-të.

Sot nga organizata komunale e LSDM-së në Qendër dërguan thirrje deri tek të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare, partiake apo etnike, që nesër të dalin në, siç thonë, protestën më të madhe mbi- partiake dhe civile.

“Banorët nga komuna Qendër do të mblidhen në tre lokacione dhe së bashku do të nisen në vendin e tubimit. Banorët e Vodnos, Kapishtecit, Bunjakovecit dhe komuniteti urban Jasmin, prej orës 12 e 30 do të mblidhen në parkingun tek Tregu i luleve. Banorët e Mëhallës së Dibrës, Parkut dhe Kalesë prej orës 12 e 30 do të mblidhen tek “Soboren Hram”. Banorët e Murit të qytetit, Prolet, Mëhalla Maxhir dhe banorët e Qendrës, prej orës 12 e 30 do të mblidhen para pishinës Olimpike, thuhet në njoftim.

Nga organizata komunale e LSDM-së Qendër, apelojnë deri tek qytetarët që mos të bien pre e provokimeve, por që së bashku të kontribuojnë për protestë të qetë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.