fbpx

Zaev: Gruevski asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër

-

Në fjalimin e tij para banorëve të Strugës, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev tha se manipulimet që Gruevski i krijon përmes mediumeve pro- qeveritare konfirmojnë frikën se është kapur në veprime joligjore.

“E shohim Nikolla Gruevskin si manipulon, si shantazhon sepse është kapur në flagrancë. Përmes MPB-së janë bërë letërnjoftime false, mijëra letërnjoftime fiktive. I kanë dhënë vetëm që të votoj dikush në zgjedhje. Sipas ligji, për këtë vepër ka dënim me burg. Gruevski është kapur në flagrancë dhe nuk ka ikje nga kjo. Gruevski thotë se do të ketë qeveri të re më 15 janar. Po, do të ketë qeveri të re dhe do të ketë kryeministër të ri, por Gruevski asnjëherë nuk do të jetë kryeministër sepse po largohet. Ndryshimet vijnë në Maqedoni, liria, demokracia, drejtësia, vlerat evropiane sërish do të kthehen dhe askush s’do të mund t’i pengoj ato” tha mes tjerash Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.