Ohri deri vitin e ardhshëm mund të ketë buxhet prej 18 milionë euro. Këshilli i komunës votoi edhe programet zhvillimore për vitin 2016.

Për shumicën në pushtet të VMRO DPMNE-së, bëhet fjalë për buxhet funksional dhe të qëndrueshëm, buxhet i mundësive që nuk do të krijoj borxhe të reja ndërsa mund t’i mbuloj ato të vjetrat.

“Me buxhet të këtillë, me projekte dhe aktivitete të shumtë, kryetari Bakraçeski dhe kjo administratë kanë kujdes që të gjenden numër përkatës i mjeteve, me të cilat komuna Ohër do t’i mbuloj borxhet e vjetra, që është e rëndësishme” deklaron sekretari i komunës, Dimitar Spaseski.

Për LSDM-së buxheti i ri është jo- zhvillimor dhe nuk do të sjell asgjë të re për Ohrin.

“VMRO DPMNE dhe kryetari Bakraçeski nuk kanë vizion zhvillimor për Ohrin, ndërsa këtë e dinë qytetarët. Grupi këshillues i LSDM së bashku me partnerët e koalicionit në vazhdimësi këtë e thotë dhe jemi të obliguar që sot të theksojmë se me buxhetin e vitit 2016 asgjë nuk do të ndryshoj. Idetë e dobëta të Bakraçeski dhe VMRO DPMNE-së vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm” thotë Jovan Stojanoski, koordinator i grupit këshillues të LSDM-së.