fbpx

Për gazin ka alternativa, por duhet më seriozisht të punohet për to

-

Pas krijimit të situatë së re për ndërtimin e gazpërçuesit “Përroi Jugor”, në të cilin duhej të përfshihej edhe sistemi i gazpërçuesit të Maqedonisë, ekspertët me qëndrime të kundërta, Sipas disave, Maqedonia ka gaz të mjaftueshëm për pesë deri gjashtë vitet e ardhshme,dhe ka alternativa për në të ardhmen, kurse sipas disa të tjerëve bëhet fjalë për  problem të cilin Qeveria duhet ta mendojë më seriozisht.

Maqedonia për 5-6 vitet e ardhshme nuk ka asnjë problem. Nga gazi ekzistues, që deri më tani e marrim, shfrytëzojmë rreth 20 për qind, kurse për tre ose katër vite kjo mund të rritet 50%. Alternativa ka, këtu është gazpërçuesi TAP (Trans Adriatik Pajplajn), i cili duhet të kaloj   25 kilometra nëpërmjet kufirit Maqedoni – Greqi dhe në të cilin mund të kyçemi- thotë profesori Konstantin Dimitrov, i cili është kryetar i Qendrës për efikasitet energjetik.

Nga ana tjetër Dimitrovi, plotëson se “Përroi Jugor” nuk është anuluar, por se në Turqi ndërtohet gypi i cili do të vijë deri në kufirin mes Greqisë dh Turqisë.

Me leje të Greqisë, mund të ndërtohet gazpërçues i cili do të kalonte nëpërmjet territorit të saj dhe do të shkoj në Itali, d.m.th. në krahun jugor të “Përroit Jugor”, i cili nuk ishte me aq prioritet se sa ai jugor, që duhej të kalonte nëpërmjet Bullgarisë dhe Serbisë. Në një situatë, e cila mund të përshkruhet “peshku në det tava në zjarr”, ky krah do të mund të kalonte nëpër Maqedoni dhe Serbi deri në Hungari dhe deri në Austri, por nëse një plan i tillë paralajmërohet, Maqedonia, madje edhe Serbia do të ballafaqoheshin me presion të madh nga BE-ja, konsideron profesori,

Alternativë është edhe sistem për të bërë gazin në gjendje të lënglt, të cilat shqyrtohen nga qeveritë e Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht ndërtimit të këtij sistemi në Durrës dhe në Selanik, prej ku gazi me  kamion- cisterna do të transportohej. Ky variant edhe tani është i mundur me gazpërçuesit “Gazporm” që do ta ndërtoj Turqia në kufi me Greqinë, i cili do të ndërtonte sistem për hollimin e gazit, mundësi që e paralajmëroi edhe presidenti rus Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Turqi para disa ditësh.

Kërkimi i zgjidhjeve për furnizimit me gaz në vend, sipas profesorit të pensionuar,Tome Boshevski, është punë e Qeverisë.

Ky është problem që nuk është zgjidhur dhe kjo është detyrë e Qeverisë. Situata aktuale nuk është e favorshme për të gjithë Ballkanin, por edhe për Evropën Juglindore. Shpresojë se Qeveria do të mendoj më seriozisht për  këtë çështje- thotë Boshevski.

Nga Shoqata Aksionare në pronësi shtetërore “Resurset  energjetike të Maqedonisë”  me kërkesë të “Metës” për të komentuar situatën e “Përroit Jugor”, iu referua deklaratës së zëvendësministrit dhe ministrit të financave, Zoran Stavrevskit, që e kumtoi dje, në të cilën ai thotë se e ardhmja e projektit “Përroi Jugor” është në duart e Rusisë dhe Bashkimit Evropian dhe se Maqedonia assesi nuk mund të ketë ndonjë lloj ndikimi për këtë.

Mund të përcjellim situatat dhe në të punojmë, punuam dhe do të të punojmë për të gjetura zgjidhje alternative, përkatësisht gjetjen e burimeve të tjera dhe qasjeve të tjera të gazit për Maqedoninë- deklaroi Stavrevski.

Për gazin ka alternativa, por duhet përkushtim më serioz.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.