fbpx

Në Paris nuk ka maqedonas të lënduar

-

Nga ambasada maqedonase në Francë njoftuan se tani për tani nuk ka maqedonas të lënduar në sulmet e djeshme në Paris, ku sipas të dhënave, jetën humbën të paktën 126 persona në shtatë sulme të koordinuara.

Gabriel Atanasov, ministër- këshilltar në ambasadën maqedonase në Francë në deklaratë me telefon për RTM deklaroi se deri më tani askush nuk ka kërkuar ndihmë. Shtoi se ambasada maqedonase është në kontakt me maqedonasit që jetojnë në Paris.

Nëpër rrjetat sociale prej mbrëmë shpërndahet adresa e ambasadës së Maqedonisë në Paris: 21, rue Sebastien Mercier 75015, si dhe kontakt telefon: 331 45 77 10 50, 331 45 77 85 77, 331 45 77 10 73, 331 45 77 89 63.

ISIS sot mori përgjegjësinë për sulmet e mbrëmshme në Paris ndërsa kryeministri i Francës, Fransoa Oland sulmet i quajti “akt lufte”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.