fbpx

VMRO- DPMNE: Zaev dëshmon se është instrument i shërbimeve të huaja sekrete

-

Ndaj pres konferencës së sotme të LSDM-së, reagoi edhe partia në pushtet, VMRO-DPMNE.

“ Sot Zoran Zaev e vazhdoi përpunimin e tij me qendrat e huaja me publikimin e materialeve të krijuara me çka shpresohet se pa mbështetjen e qytetarëve, pa program, projekte dhe ide, do ta sjellin në pushtet. Kuptohet, ai është i vetëdijshëm, dhe i përgatitur për t`i plotësuar pritjet e shefave të tij jashtë.

Njeriu i cili haptas deklaroi para tërë opinionit maqedonas se populli maqedonas duhet ta thyej këmbën ku me sms porosi i informoi liderët e partive tjera se në pushtet do ta sjellin miq prej jashtë dhe ku kryeministrit më së paku pesë herë i ka vërtetuar se materialet e krijuara i kanë ardhur prej shërbimeve të huaja, pret nga popullit t`i besoj dhe të votoj për të në zgjedhje.

Njeriu i cili publikisht bisedonte se të gjitha punësimet në Strumicë janë partiake dhe dërgoi porosi deri tek të gjithë qytetarët që kur të vijë në pushtet të gjithë të punësuarit do të zëvendësohen me anëtarë të LSDM-së, me tërë mend shpreson se do ta bind popullin t`i jap një mbështetje masive në zgjedhje. Me secilën pres konferencë Zoran Zaev , po e dëshmon se është bashkëpunëtor dhe instrument i shërbimeve të huaja sekrete”, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së pas –konferencës për shtyp të Zoran Zaevit

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.