fbpx

Grabar- Kitaroviq edhe zyrtarish merr postin e presidentes

-

Presidentja e re e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka bërë sot betimin.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve kroatë, pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe gjinore. Pakicat kombëtare janë pasuri e Kroacisë. Do të mbroj të drejtat e tyre, por do të luftoj edhe për të drejtat e popullit kroat jashtë kufijve të Kroacisë”, ka thënë Grabar Kitaroviq.
Ajo po ashtu ka falënderuar paraardhësit e saj: Franjo Tugjman, Stjepan Mesiq dhe Ivo Josipoviq. Në inaugurim ka marrë pjesë edhe presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.