fbpx

VMRO DPMNE: LSDM është në panik sepse gjykata veproi sipas ligjit

-

LSDM është në panik sepse materialet e krijuara, në përputhje me ligjet në fuqi, gjykata i hodhi poshtë nga procedura e dëshmive si të paligjshme, reagojnë nga VMRO DPMNE në deklaratën e sotme të sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Oliver Spasovski, ku ai vendimin e gjykatës e vlerësoi si të paligjshme.

“Në bazë të këtij vendimi, gjykata konfirmoi se këto materiale të krijuara janë ilegale, që do të thotë obligim që të konfirmohet që personat që i kanë krijuar dhe shfrytëzuar, me çka i kanë shkelur ligjet e RM-së” thuhet në reagimin me shkrim nga VMRO DPMNE.

Nga partia në pushtet thonë se këtë e kanë ditur edhe LSDM edhe gjithë opinioni profesionist sepse ligji është i qartë, por janë sjellë ndryshe për ta gënjyer anëtarësinë se “me materialet e prera dhe të montuara dhe me manipulime do të vijnë në pushtet”.

“Në deklaratën e Oliver Spasovskit ka kërcënime të hapura ndaj gjykatësve, me qëllim për t’i frikësuar. Prej këtu shihet qartë se nëse opozitë dërgojnë kërcënime të këtilla, si do të jetë torturat ndaj gjyqësorit nëse kjo bandë vjen në pushtet” thonë nga VMRO DPMNE.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.