fbpx

VMRO DPMNE: Maqedonia nuk do të ketë qeveri pro- sorosoide

-

Republika e Maqedonia nuk do të udhëhiqet nga një kriminel i falur e as që do të ketë qeveri pro- sorosoide, thuhet në reagimin e VMRO DPMNE-së ndaj konferencës së sotme të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Qytetarët më 11 dhjetor vendosën fund shkatërrimit që e promovonte LSDM si politikë të tyre. Zoran Zaev do të ngel në memorien historike si politikan i cili ka injoruar Kushtetutën dhe ligjet e R. së Maqedonisë. Gjënë e vetme që din një kriminel i falur është që të gënjej dhe të manipuloj e jo t’i interpetoj Kushtetutën dhe ligjet”, thonë nga partia.

Nga VMRO DPMNE theksojnë se karriera politike e Zaevit ka përfunduar më 11 dhjetor kur qytetarët kanë dërguar mesazh se ai patjetër të jep llogari për dhënie ryshfeti, për tradhti të rendit të parë dhe, siç thonë, për të gjitha tenderët kriminale me të cilët lidhet emri i tij.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.