fbpx

Vaker: Jam i inspiruar nga aktiviteti civil

-

Rreziku më i madh për ëndrrën evropiane është humbja e lidhjeve mes qytetarëve dhe qeverive të tyre- vlerëson drejtori i Iniciativës evropiane për shoqëri të hapur, Zhordi Vaker, i cili sot në Klubin GEM kishte fjalim në temën “Ku shkon Evropa”?

Përveç për krizën në Ukrainë dhe situatën politike në Greqi, ai përmendi edhe gjendjen aktuale në Maqedoni për të cilën konsideron se është një lloj fenomeni.

Sipas Vaker, që të ndryshohet diç, nuk nevojiten shumë vite sepse ajo mund të ndodh për kohë shumë të shkurtër. Ai thotë se Maqedonia gjendet në periudhë interesante për shkak të angazhimit të madh të qytetarëve në proceset politike.

-Kjo është vizita ime e pestë apo e gjashtë në Maqedoni. Çdoherë kur vijë, situata është më depresionuese në shumë fusha dhe ajo po përkeqësohet. Shoh gjëra që nuk më pëlqejnë, çështja e emrit është bërë proces i vështirë dhe i bllokon proceset tjera. Këtë herë largohem i inspiruar sepse kjo që po ndodh, ndërsa nuk po flas vetëm për protestat e studentëve, është një lloj fenomeni. Në tre vizitat e fundit dëgjova se askush nuk reagon, se opozita nuk bën asgjë, se Qeveria bën gabime dhe se gjërat lëvizin në drejtim negativ. Tani shoh ndryshim. Unë nuk jam këtu që të gjykoj Qeverinë apo atë që po ndodh. Por, jam i interesuar për angazhimin e qytetarëve dhe përfshirjen e tyre e cila mundet, por edhe nuk është patjetër, të çoj deri në ndërrimin e Qeverisë. Unë megjithatë jam i inspiruar nga përfshirja e qytetarëve, që është e rëndësishme. Mendoj se është inspiruese kur njerëzit janë më aktiv dhe i marrin gjërat në duart e tyre, madje edhe nëse nuk ia dalin. Mendoj se Maqedonia tani është në periudhë interesante, jo për shkak të skandaleve politike, por për shkak të pjesëmarrjes se njerëzit kanë filluar të angazhohen- tha Vaker.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.