fbpx

Gjykata Kushtetuese nuk ka iniciuar procedurë për ofendim dhe shpifje

-

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë për tërësinë e Ligjit për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje.

Iniciativa është dorëzuar nga 12 dorëzues.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është miratuar me shumicë votash.

Në këtë iniciativë, dorëzuesit kërkuan Gjykata Kushtetuese ta shpall tërë Ligjin si kundër- kushtetues, e nëse nuk e bën këtë, të nis procedurë për nenet 7 paragrafi 1, pika 1 dhe 2 në pjesën “nga hetimet për vepra të kryera penale apo kundërvajtje”, për nenin 4, paragrafin 2, për nenin 6, paragrafët 1, 2 dhe 3, për nenin 8, paragrafi 3, nenin 9 dhe nenin 18, paragrafët 1 dhe 2 ndërsa të abrogojë nismën për nenet 3 dhe 28, paragrafi 3.

Sipas dorëzuesve, këto nene, si dhe i tërë Ligji, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën evropiane për të drejtat e njeriut.

Me këtë Ligj rregullohet përgjegjësia civile për ofendim dhe shpifje.

Ligji, siç thonë nga Gjykata, është miratuar me qëllim që kjo materie për ofendimin dhe shpifjen, që doli nga Kodi penal, të jenë lëndë e procedurës civile, ashtu siç është rrënjosur rregullativa e së drejtës evropiane.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.