fbpx

UNESKO e shqetësuar për Liqenin e Ohrit, aktivistët kanë filluar peticion për ruajtje

-

Komiteti për trashëgimi botërore i UNESCO-së, në seancën e 40-të të mbajtur në Stamboll ka shprehur shqetësimin serioz për të ardhmen e rajonit të Ohrit, për shkak të projekteve të shumta infrastrukturore që janë propozuar.

Këto projekte sipas të gjitha gjasave do të mund të shkaktojnë ndikim mbi vlerën universale të veçantë të këtij rajoni. Pas këtij shqetësimi të Komintetit, disa aktivistë ekologjik kanë nisur fushatën ”Ka vlerë!”, ndërkaq nga mbrëmë është inicuar edhe një peticion online për mbrojtjen e këtij lokaliteti të mbrojtur nga UNESCO.

“Të gjithë ne kemi të drejtë të mbrojmë këtë pasuri dhe t’ua lëmë gjeneratave tjera, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në mbarë botën. Për këtë e nisëm këtë fushatë duke kërkuar moratorium për këto projekte shkatërruese dhe zbatim të plot të ligjit për menaxhim me trashëgiminë kulturore dhe natyrore në rajonin e Ohrit” thuhet në peticionin online.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.