fbpx

Bejli: Marrëveshja e Përzhinës nuk ka ngecur

-

Marrëveshja e Përzhinës nuk ka ngecur ndërsa liderët politik javën e ardhshëm duhet të marrin vendim për datën e zgjedhjeve, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve sot në Ohër ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli.

“Nuk mendoj se ka ngecur Marrëveshja e Përzhinës. Ne më 20 korrik kishim bisedime se si gjërat të shkojnë përpara. Liderët politike u dakorduan që javën e ardhshme të marrin vendim për datën e zgjedhjeve, kështu që vlerësoj se procesi nuk ka ngecur”- deklaroi Bejli.

Ambasadori Bejli në Ohër po merr pjesë në Forumin e sigurisë që e organizon Qendra Marshal.

“Aleanca nuk është vetëm strukturë mbrtojëse, por komunitet i shteteve që promovojnë vlera të demokracisë, sundim të së drejtës dhe liri. Kjo është pjesë kyçe e Aleancës, e vendosur në paragrafin e parë të vet organizatës” shtoi Bejli.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.