fbpx

Crvenkovski: I gatshëm sikurse më 24 dhjetor të jem në radhët e para

-

Ish presidenti i Maqedonisë, Branko Crvenksovski nëpërmjet një letre i është drejtuar opinionit.

“Kur para dy viteve vendosa që të tërhiqem nga posti i udhëheqësit të LSDM-së, solla vendim për tërheqjen time nga jeta publike. Kohën e fundit kam dëgjuar shumë spekulime për tërheqjen time, andaj jam i obliguar t’i sqarojë disa gjëra. Kështu e nis letrën e tij publike drejtuar opinionit, ish-lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i cili ka akuzuar se pushteti po vazhdon fushatën e errët kundër tij dhe udhëheqësisë së LSDM-së. “Në Republikën e Maqedonisë sundon një sistem totalitar, kriminogen dhe i korruptuar që nuk njeh as ligj e as kushtetutë. Regjim që i ka privatizuar dhe partizuar të gjitha institucionet. Nuk kemi zgjidhje tjetër, liri ose tirani, demokraci ose diktaturë, shtet të së drejtës ose shtet të krimit, ose Maqedonia ose ata”, shkruan Cërvenkovski, i cili porosit që të mos pret askush që pas “bombave”, VMRO të jap dorëheqje.  “Zoran Zaevit i uroj për trimërinë dhe i jap mbështetje parezervë projektit ‘E vërteta për Maqedoninë’, e cila drejtpërdrejt e theksoi realitetin katastrofal në të cilin jetojmë. Tani, kur të gjithë e kemi të qartë se çfarë persona udhëheqin me të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë, hapësirë për arsyetime nuk ka asnjëri. Por, të mos gënjehemi! Dalja në shesh e karakterit të këtij regjimi nuk është e mjaftueshme që kjo Qeveri të bie. Është e qartë se ata janë të përgatitur për të bërë gjithçka që ta mbajnë pushtetit. Pyetja kryesore është se për çfarë ne jemi të përgatitur?  Ky regjim nuk rrëzohet vetëm me pres konferenca edhe ‘like’ në Facebook. Ky regjim duhet të fitohet nga populli me popullin. Po, duhet të organizohen protesta masovike”, shkruan Cërvenkovski, duke inkurajuar lidershipin e LSDM-së që me mençuri dhe guxim ta realizojnë detyrën e tyre. “Të lirohemi nga iluzionet se, pas publikimit të ‘bombave’, Gruevski dhe kompania e tij do të ulin kokat dhe do të ikin. Është naivitet fëmijëror të pritet që, këta njerëz, pas gjithë asaj që kanë bërë, të tregojnë edhe qoftë një dromcë përgjegjësie. Është e gabueshme gjithashtu që të krijohen shpresa se, faktori ndërkombëtar me pjesëmarrjen e saj në këtë problem do të bëjë presion të fortë ndaj Gruevski që ai të tërhiqet, ose edhe të formohet Qeveri kalimtare. Kjo nuk do të ndodhë. As Brukseli dhe as Uashingtoni nuk janë të përgatitura që të veprojnë në këtë drejtim, njëjtë sikurse Gruevski nuk mërzitet për qëndrimin e tyre. Ai me veten e tij që moti e ka të zgjidhur të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë”, shkruan Cërvenkovski.

Ai porositë që të mos presim që pas “bombave” ata vet të japin dorëheqje. Por, duhet të organizohen protesta masovike . Ai inkurajon lidershipin e LSDM-së që me mençuri dhe guxim ta realizojnë detyrën e tyre.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.