fbpx

Komitetit Qendror i VMRO DPMNE: Mbështetje pa rezervë për Gruevskin

-

Komitetit Qendror  i VMRO DPMNE-së dje mbajti seancë të rregullt në të cilën është vendosur që t’i jepet “mbështetje e plotë dhe pa rezervë për kryetarin e partisë, Nikolla Gruevski, Komitetit ekzekutiv të partisë dhe Qeverisë në RM-së në menaxhimin me sfidat të imponuara nga sjellja e papërgjegjshme e LSDM-së”, njoftojnë nga partia në pushtet.

“KQ i VMRO DPMNE-së dënon sjelljen e palejueshme, të turpshme dhe shkatërruese të kreut të LSDM-së dhe strategjinë e re për shkaktimin e destabilizimit në R. e Maqedonisë. Komiteti Qendrorë i VMRO DPMNE pa kurrfarë dileme dërgon porosi të qartë deri tek të gjithë se nuk do të lejoj zbatim të skenarëve të huaja, destabilizim të shtetit dhe marrje me dhunë të pushtetit kundër vullnetit të qytetarëve shumicë. Të gjithë ata që kanë planifikuar ta fusin shtetin në skenarë  të tilla, është mirë të heqin dorë në kohë. KQ i VMRO DPMNE i jep drejtim të qartë dhe apel të gjithë anëtarëve dhe simpatizuesve, çdo  mbështetësi të partisë sonë, që mos të bien pre e provokimeve, të qëndrojnë me krenari, fuqishëm dhe radhë të ngjeshura në mbrojtjen e dinjitetit dhe nderit të shtetit dhe interesave të saja kombëtare” thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Nga Komitetit Qendrorë i VMRO DPMNE apelojnë deri tek të gjithë institucionet kompetente shtetërore që maksimalisht, në mënyrë profesionale, me përgjegjësi dhe në mënyrë efikase t’i shqyrtojnë të gjitha dyshimet dhe çështjet lidhur me gjendjen aktuale në shtet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.