fbpx

Qeveria shpall konkurs për zgjedhjen e drejtorëve të rij të FSSh-së

-

Qeveria e Maqedonisë ka shpallur konkurs për zgjedhjen e drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësorë në Maqedoni. Nga Qeveria I ftojnë të gjithë të interesuarit që deri më 15 mars të këtij viti të plotësojnë aplikacionin elektronik, të cilin mund ta gjeni në ueb faqen http://vlada.mk/konkursi/apliciraj/fzom.

“Thirrja publikë është shpallur sot dhe do të zgjasë deri më 15 mars, në të mund të gjeni edhe kriteret që nevojiten, si përvoja dhe aftësive të veçanta që duhet ti plotësojnë kandidatët”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Kandidatët e interesuar të kenë së paku 240 kredi sipas EKTS-­së ose shkallës së VII/1 të kryer ­ arsim të lartë nga fusha e menaxhimit, shkencave ekonomike, financave, biznes administratës, menaxhimit me shëndetin publik, shkencat mjekësore ose shkencat juridike, të kenë së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e financimit dhe menaxhimit ose nga sistemi dhe organizata e mbrojtjes shëndetësore dhe sigurimit shëndetësor dhe specializim plotësues ose trajnim nga kjo fushë llogaritet si përparësi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.