fbpx

Cipras do ta takoj Merkelin në Berlin, Gruevski ndoshta në Bruksel

-

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ndoshta do të marrë pjesë në samitin e shefave të shteteve, të qeverive dhe partive opozitare të Partisë popullore evropiane (PPE), që do të mbahet më 19 dhe 20 mars në Bruksel. VMRO-DPMNE në pushtet dhe kryetari i saj Nikolla Gruevski janë anëtare të PPE. Nga partia nuk mundëm të marrim informatë se a do të marrë pjesë Gruevski në samitin në Bruksel në të cilin sigurisht se do të marrë pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Partia popullore evropiane është partia më e madhe dhe më me ndikim në nivel evropian në të cilën anëtarësojnë 78 parti nga 40 vende dhe kryetarët e Këshillit evropian dhe Komisionit evropian. Nga ana tjetër, siç tanimë dihet, Merkel të hënën në Berlin do të ketë takim kokë më kokë me kryeministrin grek Aleksis Cipras rreth krizës në raportet në mes të dy vendeve. Gazeta greke “Katimerini” sot publikoi se Athina zyrtare ka nisur bisedime me Shkupin për masa për rritjen e mirëbesimit në mes të dy vendeve, si dhe negociata paralele për kontestin me emrin, jashta Kombeve të Bashkuara. E gjithë kjo situatë në Maqedoni ngriti llavë spekulimesh për rolin e mundshëm ndërmjetësues të Gjermanisë në kontestin rreth emrit. Burime jozyrtare, megjithatë demantojnë se ka çfarëdolloj lidhjeje të të dy takimeve me atë se takimi Gruevski-Merkel pasnesër është i pasigurt.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.