fbpx

Tredhjetë ditë paraburgim për nëntë të arrestuarit në aksionin “Celula”

-

Nëntë ,nga 36 personat e ndaluar dje gjatë operacionit policor “celula”, të akuzuar për veprën penale “Pjesëmarrje në ushtri të huaj, polici, në formacione paramilitare dhe paramilicore” u është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditësh.

Siç njoftoi Gjykata Themelore Shkupi, pas shqyrtim të fakteve dhe dëshmive të propozuara nga Prokuroria Themelore Publike dhe pas marrjes në pyetje në prezencë të avokatëve të tyre është vlerësuar se janë përmbushur kushtet, të cilat dalin nga dispozitat e Ligjit për procedurë penale për caktimin e masës paraburgim.

Njëzet e shtatë personat e tjerë fillimisht do të arrestohen, për çka është dhënë urdhër, ndërsa pastaj , pas sigurimit të tyre dhe marrjes në pyetje, do të vendoset nëse do të paraburgosen.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.