Ish-ministrja e brendshme dhe zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së në pushtet, Gordana Jankullovska, sot përmes publikimeve të veta në rrjetet sociale “Tuiter” dhe “Fejsbuk” përqesh vendimin e Britanisë së Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian.

„Tani çfarë bëjmë?!?“,  i shkroi në tuiter ambasadorit të Britanisë së Madhe në vend, Çarlls Garet.

Jankullovska në profilin e saj në Fejsbuk, nga ana tjetër, shkroi “Mirëmëngjesi Evropë” (Good morning Europe), me fotografi të tullumbaces me flamurin e Britanisë së Madhe.

Ndryshe, Jankullovska është stipendiste e Britanisë së Madhe, gjegjësisht siç mund të shihet në biografinë e saj, ajo ka magjistruar në Universitetin e Kentit, në Kenterberi. Në korrik të vitit 2004, universiteti dhe ndau shpërblimin për të arritura të posaçme në fushën e së drejtës.