fbpx

Taleski ka qenë “superior” dhe ka firmosur dokumente nga paraburgimi

-

“Nuk kam kryer asnjë vepër penale, nuk ndjehem fajtor dhe vlerësoj se nuk është korrekte që në bazë të një bisede telefonike që e bëjnë “dy njerëz të panjohur”, të bëhen këso instruksione”, deklaroi kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili është i dyshuar në rastin e Prokurorisë Speciale “Transportuesi”, pas mbarimit të seancës publike në Gjykatën e Apelit, në lidhje me vazhdimin e arrestit shtëpiak të tij.

Ai në seancë publike ka ardhur me automjet të policisë të tipit “Shkoda Jeti”, me dy polic dhe pa pranga në duar.

“Nuk kam kryer kurrfarë vepre penale dhe absolutisht ndjehen superior për atë se e vërteta është në anën tonë. Unë jam i bindur se këto njerëz në Gjykatën e Apelit do ta rishikojnë të vërtetën dhe do të sjellin masë të drejtë. Vlerësoj se e tërë kjo ka filluar të merr një përfundim. Unë jam i sigurt se qytetarët do të shohin se qëllimi i kësaj situate është i kurdisur. Do të përsëris, se nuk mundet nëpërmjet një telefoni që e kanë bërë dy persona për një të tretë (Zoran Stavreski dhe Gordana Jankulloska për Vlladimir Taleskin), ky i treti të akuzohet madje edhe për vepër penale”, deklaroi Taleski.

Kryetari i Komunës duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ka konfirmuar se ai ka nënshkruar dokumente zyrtare prej arrestit shtëpiak.

“Për fat të keq, shumë mirë janë habitur bashkëpunëtorët e mi sepse PSP edhe njëherë erdhi që të kontrollojë se kryetari i komunës a ka nënshkruar. Kuptohet se nënshkruar dhe përveç masës së arrestit shtëpiak, unë nuk kam asnjë ndalesë tjetër”, tha Taleski.

Avokati i Taleskit, Nikolla Dodevski, në sqarimin e ankesës përpara Këshillit tre anëtarësh të Gjykatës së Apeli, theksoi se vazhdimi i masës së paraburgimit i cili është sjellë në bazë të propozimit të PSP-së, i cili nuk i është prezantuar palës mbrojtëse, me të cilën është thyer ligji i Konventës për të Drejtat e Njeriut dhe parimi i barazisë së armëve nga balët në procedurë. Ai theksoi se në propozim nuk janë dhënë as dëshmitë, as veprimet hetuese, që do të duhet t’i ndërmerr PSP, në bazë të së cilës edhe e kërkon arrestin shtëpiak.

Dodevski, gjithashtu ka  pasur vërejtje edhe për datën në të cilën i ka filluar arresti shtëpiak Taleskit dhe ai theksoi pesë ditë pa mbulim ligjor, Taleski ka qëndruar në arrest shtëpiak.

Prokurori i PSP-së, Trajçe Pelivanov, në fjalimin e tij të shkurtër, tha se ata qëndrojnë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak dhe në të gjitha pjesët sipas së cilës është propozuar kjo masë.

“Propozoj që Gjykata ta hedhë poshtë ankesën e palës mbrojtëse dhe ta konfirmojë vendimin për arrest shtëpiak”, tha Pelivanov. Arresti shtëpiak i Taleskit përfundon më 20 gusht.

Përndryshe, Taleski është i akuzuar në lëndën e PSP-së, “Transportuesi”, në të cilën dyshohet të ketë keqpërdorur detyrën e tij zyrtare në lidhje me transportimin e nxënësve të Manastirit, ku sipas PSP-së, ai bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij shtetit i kanë bërë dëm 360.000 euro

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.