fbpx
Tag: Hubalb

tag: hubalb

A mori SPAK letërporosi për Ramën?

Beteja politike në Shqipëri prej muajsh ka vendosur në qendër të akuzave të ndërsjella përfitimin e partive politike nga paratë ruse në forma të ndryshme korruptive. Ajo që nisi me akuzat ndaj Partisë Demokratike në 2019-n, vijoi me përfshirjen e kryeministrit Rama në skandalin “Mcgonigal” dhe me akuzat për transferta bankare mes Monika Kryemadhit dhe oligarkëve rusë në llogari offshore. Ish kryetarja e...

Dezinformata lidhur me institucionin që lëshoi pasaportën diplomatike për Sahitin

Me 12 prill është publikuar lajmi me titull, ”EKSKLUZIVE: Disenjatori Valdrin Sahiti kapet me drogë dhe arrestohet në aeroportin e Stambollit, përdori pasaportën diplomatike“, ndaj të cilit janë ngritur dyshime për veprën penale - blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim, bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë. Duke shfrytëzuar këtë rast, disa media që kanë shtrirje edhe në rrjetet...

“Marrëveshja” e Ohrit ndan në dy kampe mediat shqiptare dhe ato serbe

Kur ka kaluar gati një muaj nga takimi mes presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, çështja është raportuar kryesisht mbi bazën e retorikës së hershme të politikanëve apo mediave të caktuara. E sigurtë është se takimi në Ohër nuk dha një rezultat konkret në përmirësimin e klimës apo zgjidhjen e ngërçit në çështje konkrete, siç është...

Kundërthëniet e Policisë pas plagosjes në veri të Kosovës

*Përgatiti: Ridona Berisha Në mbrëmjen e 10 prillit, afër urës së Bistricës, në magjistralen Leposaviq-Zveçan është plagosur M.J nga Zveçani, shofer taksie. Sipas raportimeve fillestare, kryesisht nga mediat serbe që e raportuan rastin, ai është plagosur nga një pjesëtar i njësisë speciale të Policisë së Kosovës (PK), afër postbllokut të vendosur në dhjetor të vitit 2022. Pas publikimit të lajmit nga: Kosovo Online dhe Kossev në lidhje me...

Ballkani i Hapur, marrëveshja për tregun e lirë të punës pa rezultat

Në dhjetor 2021, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia firmosën një marrëveshje për tregun e lirë të punës në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’. Por edhe pse ka më shumë se një vit jetë, marrëveshja e detajuar nuk po gjen zbatim. Faktoje verifikoi se autoritetet ende nuk kanë zbatuar një nga hallkat më të rëndësishme të saj, që...

Politikanë e media serbe vazhdojnë narracionin anti-NATO

Gjatë raportimit për përvjetorin e intervenimit të NATO-s, ashtu sikurse vitet e kaluara, politikanë dhe disa media serbe u shërbyen me të dhëna të shtrembëruara, për ta akuzuar NATO-n për “agresion” mbi ish-Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) më 1999. Pas refuzimit të Slobodan Millosheviqit që ta ndalë agresionin mbi Kosovën dhe shterimit të të gjitha mjeteve diplomatike për...

Konferenca e parë rajonale për përhapjen e dizinformimit në Ballkanin Perëndimor

Për herë të parë në Shqipëri u mbajt konferenca rajonale mbi rrjetin e dizinformimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Faktoje, qendra e vetme mediatike për verifikimin e fakteve në vend. 6 organizata partnere, prezantuan gjetjet e raportit gjatë një viti bashkëpunim për identifikimin e burimit kryesor të dizinformimit, narrativat e përdorura, si dhe mënyrën sesi ato shpërndahen...

Rritja e pagës mesatare, Shqipëria në garë për t’iu afruar rajonit

Qeveria shqiptare shpalli planin ambicioz të rritjes së pagës mesatare në sektorin shtetëror, duke synuar që brenda dy vitesh të afrohet me rajonin për nga niveli i pagës mesatare. Aktualisht, Shqipëria mban vendin e fundit në rajon për këtë tregues, por sipas planit, paga mesatare në sektorin shtetëror llogaritet të arrijë 900 euro brenda vitit 2024, me një rritje...

Heqja e vizave me Kinën, një dilemë mes përfitimeve dhe pasojave për Shqipërinë

Pas datës 17 shkurt 2023, qytetarët shqiptarë mund të lëvizin drejt Kinës pa viza. Ky hap diplomatik, aq edhe strategjik ka nxitur reagimin e ish-ministrit të Jashtëm, Tritan Shehu i cili paralajmëron pasoja të rënda në aspektin gjeopolitik për Shqipërinë. Faktoje sjell një analizë mbi përfitimet e pritshme ekonomike, por edhe mospërputhjen e këtij vendimi me politikën e vizave...

Pretendime konspirative të zyrtarëve serbë për plagosjen në Shtërpcë

Duke marrë shkas nga vendimi i Gjykatës Themelore të Ferizajt lidhur me masën e shqiptuar ndaj pjesëtarit të FSK-së Azem Kurtaj, i cili në janar plagosi dy të rinj serbë në Shtërpcë, disa media dhe politikanë serbë i kanë dhënë ngjyrim politik e etnik rastit. Rasti kishte ndodhur në fshatin Gotovushë në Komunën së Shtërpcës me 6 janar 2023, ku Policia...

Tirana mikpret Samitin e Berlinit më 16 tetor dhe jo në pranverë si kishte paralajmëruar Rama

Në fund të vitit 2022, kryeministri Edi Rama lajmëroi se Tirana do të mikpriste për herë të parë në pranverë Samitin e Berlinit, një nga proceset më të rëndësishme për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Por kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz saktësoi se samiti i ardhshëm i Berlinit do të mbahet më 16 tetor. Për ekspertin Afrim Krasniqi,...

Mediat serbe tentojnë ta implikojnë edhe EULEX-in në akuzat ndaj PK-së

  Politikanët serbë, deklaratat e të cilëve i kanë transmetuar edhe mediat e afërta me pushtetin në Beograd, u janë rikthyer akuzave ndaj autoriteteve të Kosovës, për kinse keqtrajtim të komunitetit serb në veriun e populluar me shumicë serbe. Më 8 mars 2023, Kosovo Online publikoi shkrimin me titull “Anëtarët e ROSU-së rrahën dy të rinj serbë në fshatin Joshanicë afër Leposaviqit”. “Pjesëtarët e...

Marrëveshja Kosovë – Serbi në 11 pikat e planit franko-gjerman

Marrëveshja Kosovë – Serbi, e njohur si plani franko-gjerman, ‘shtron rrugën’ drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve. Ajo është një pikënisje e mirë e diskutimeve të vështira që do duhet të vijojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, për të arritur marrëveshje që do të mundësojnë normalizimin e marrëdhënieve mes palëve. Jona Plumbi Kosova dhe Serbia kanë të drejta të barabarta...

Beteja serbe kundër konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës vazhdon

Ilustrimi nga: Bigeye Në kohën kur priten negociata intensive për nënshkrimin e planit të Bashkimit Europian (BE) për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe udhërrëfyesit për zbatimin e tij, Serbia nuk ka hequr dorë nga lufta diplomatike për ta penguar Kosovën në arenën ndërkombëtare, përkatësisht kampanjën e çnjohjeve. Pas takimit të 27 shkurtit, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell, tha se palët u dakorduan rreth...

Prapaskenat e ndikimit kinez në Maqedoninë e Veriut

Ky artikull është shkruar nga Meta. mk si pjesë e Qendrës Anti-Dezinformative të Ballkanit Perëndimor. Një version i redaktuar është ribotuar këtu nën një marrëveshje për ndarjen e përmbajtjes midis Global Voices dhe Fondacionit Metamorphosis. Maqedonisë së Veriut iu deshën vetëm disa vite për të ndryshuar në mënyrë dramatike marrëdhëniet dypalëshe me Kinën. Në vitin 1999, ishte i vetmi vend...

Fushatë e koordinuar linçuese serbe kundër Jeton Nezirajt

Qeveria e Serbisë dhe mediat e afërta me pushtetin në Beograd ndërmorën një fushatë të koordinuar linçimi ndaj dramaturgut kosovar Jeton Neziraj, pas publikimit në Sbunker të artikullit me titull “Teatri si maqineri e propagandës politike” , i cili është i botuar në dy pjesë si një kritikë për shfaqjen LIFT: Sllobodan Shou, që u shfaq në Graçanicë më 6 mars 2018....

Si u dyfishua kostoja e urës mbi Bunë ende pa nisur projekti

Shqipëria dhe Mali i Zi, po planifikojnë të ndërtojnë së bashku një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri. Gjatë prezantimit të projektit fillestar në qershor të vitit të kaluar, kosto për ndërtimin e veprës llogaritej në vlerën 9 milionë euro. Ndërkohë,...

Dhuna ndaj profesorit shqiptar në kufi, reagimet politike në Shqipëri dhe Mal të Zi

Kryeministri Edi Rama pranoi faljen e homologut, Dritan Abazoviç, pas incidentit të dhunshëm në pikën kufitare ku policë malazez keqtrajtojnë profesor Petraq Milon. Kryeministri malazez Dritan Abazoviç, paralajmëroi se ngjarje të tilla me baza etnike pritet të ndodhin, pasi kërkohet qëllimshëm të ndikohet klima e zgjedhjeve të 19 maj në Mal të Zi. Mirëpo, aktivistë dhe avokatë në Shqipëri...

Kryetarë të komunave me legjitimitet të “kontestuar”

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat veriore pa Listën Serbe e cila deri tash ka përfaqësuar komunitetin shumicë serb, ringjalli narracionet kundërthënëse lidhur me shkaqet që çuan në bojkotimin e zgjedhjeve nga shumica serbe. Derisa liderët kosovarë fajësuan Serbinë se përmes propagandës ndërhyri në veri duke kërcënuar e shantazhuar serbët nëse dalin në votime, pala tjetër...

Cako u mëshon teorive konspirative rreth tërmetit në Turqi

Individë që shpërndajnë teori konspirative të cilat nuk bazohen në të dhëna shkencore, e shfrytëzuan edhe tërmetin vdekjeprurës në Turqi për të spekuluar rreth shkaktarëve. Atyre iu ofrua hapësira mediale televizive në Shqipëri që t’i shpalosin konspiracionet e tyre, të cilat u shpërndanë në media tjera dhe në rrjete sociale në Kosovë. Në tërmetin e 6 shkurtit në Turqi dhe Siri të...