fbpx

Dhuna ndaj profesorit shqiptar në kufi, reagimet politike në Shqipëri dhe Mal të Zi

-

Kryeministri Edi Rama pranoi faljen e homologut, Dritan Abazoviç, pas incidentit të dhunshëm në pikën kufitare ku policë malazez keqtrajtojnë profesor Petraq Milon. Kryeministri malazez Dritan Abazoviç, paralajmëroi se ngjarje të tilla me baza etnike pritet të ndodhin, pasi kërkohet qëllimshëm të ndikohet klima e zgjedhjeve të 19 maj në Mal të Zi. Mirëpo, aktivistë dhe avokatë në Shqipëri ngrenë shqetësimin se në pikat e kalimit kufitar me vendet fqinje, ka pasur shpesh keqtrajtime të qytetarëve shqiptarë dhe se përgjigjja më e mirë është një ‘dilpomaci’ aktive dhe ndjekja e procesit hetimor deri në fund për përgjegjësit, në respect të dinjitetit tëe qytetarëve dhe shtetit shqiptar.

Rreth 1 muaj e gjysmë më parë qarkulloi një video me pamje të dhunës të policisë malazeze ndaj shtetasit shqiptar Petraq Milo. Por më e rëndë ishte një tjetër video që tregonte detaje edhe më brutale pikërisht nga ky incident.

Pas regimeve të shumta në media dhe më gjerë përfhirë edhe ndjesën publike të kryeministrit malazez Abazoviç,  kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama pranoi ndjesën e homologut të tij në lidhje me incidentin e ndodhur, pas mbledhjes së përbashkët të qeverive në Podgoricë. Por ajo që ra në sy në këtë deklaratë ishte një lloj mirëkuptimi që kryemninistri Rama tregoi ndaj kësaj ngjarjeje.

“Dua ta falenderoj për faktin që në sekondin e parë të daljes së asaj videos së shëmtuar i ka telefonuar profesorit dhe i ka kërkuar ndjesë ai dhe ministri i Brendshëm. Janë marrë të gjitha masat për personat në fjalë.

E gjitha kjo është bërë me një xhentilesë maksimale dhe me një urtësi maksimale. Janë raste që ndodhin, u ndodhin dhe shqiptarëve me policinë shqiptare apo malazezëve me policinë malazeze. Këto janë rastet që mezi i presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatike. Ndaj na duhet më shumë bashkëpunim rajonal”, deklaroi ndër të tjera kryeministri Rama. 

Një kronologji e ngjarjes që bëri xhiron e rrjetit dhe indinjoi publikun

Më 4 shkurt, Faktoje publikoi një artikull të plotë në lidhje me incidentin e ndodhur dhe publikimin e videos sw parw.

Referuar informacioneve nga institucionet zyrtare, Ministria e Punëve të Jashtme pranonte ngjarjen e ndodhur duke njoftuar: “Ambasada jonë në Malin e Zi informon se në datën 16 janar 2023, nga burime konfidenciale në vendngjarje, është njoftuar se në PKK të përbashkët Sukhobin/Murriqan, konkretisht brenda territorit malazez, ka ndodhur një incident i dhunshëm me një shtetas shqiptar (i identifikuar nga ana e jonë si Z. Petraq Milo), i cili është keqtrajtuar nga një oficer i policisë kufitare malazeze (i identifikuar nga ana e jonë si oficeri Dragan Scekic)”.

Video e incidentit të rëndë

Mirëpo, ku duket se tensionet u shuan, më datë 21 shkurt në media u publikua një tjetër video e rëndë, ku duket qartë se si profesori dhe zyrtari Petraq Milo sulmohet fizikisht nga autoritetet malazeze në kufi. Publikimi i këtyre pamjeve të rënda të dhunës ndaj një shtetasi shqiptar solli një “lumë” reagimesh dhe veprimesh nga autoritetet zyrtare.

Një ditë pas këtyre pamjeve, autoritetet malazeze njoftuan arrestimin e dy oficerëve të policisë, Nikola Boljević and Dragan Šćekić. Referuar mediave të vendit fqinj, sipas ligjeve në fuqi, oficerët rrezikojnë nga 3 muaj deri në 3 vite burg për shpërdorim detyre.

Screenshot, lajmi i pasqyruar në mediat malazeze 

Reagimet mbi ngjarjen

Në lidhe me incidentin, ambasadori shqiptar në Malin e Zi, Ridian Kurtezi u shpreh se ambasada ka kërkuar nga autoritetet që të identifikohen policët dhe të marrin dënimin e duhur.

“Ngjarja s’duhet të ndikojë në ecurinë e marrëdhënieve shumë të mira mes vendeve tona. Kemi pasur angazhim të menjëhershëm. Më datë 15 janar ambasada në Podgoricë është njoftuar se në Muriqan ka ndodhur një incident i dhunshëm mbi Petraq Milon, që u keqtrajtua nga dy policë. Pasi kam mbledhur disa foto dhe fakte nga terreni është kërkuar që të identifikohen oficerët dhe të dënohet rasti. Më datë 17 shkurt u identifikuan policët dhe i ka kërkuar pikës kalimit pamjet filmike dhe një raport të detajuar”, tha ambasadori shqiptar.

Pas publikimit të pamjeve të rënda, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se zoti Milo nuk kishte respektuar radhën në kufi.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Më tej ai shtoi se teksa zgjedhjet presidenciale po afrohen, priten tensione të tjera me bazë etnike.

“Teksa i afrohemi 19 marsit, prisni shumë më shumë video, me nacionalizëm, tensione, krijimin e një atmosfere të keqe në raport me boshnjakët, shqiptarët, minoritetet”, deklaroi kryeministri malazez.

Reagimi i Petraq Milos

Referuar raportimeve në mediat e vendit fqinj, të cilat citojnë ministrin e Brendshëm, Filip Adžić, zoti Milo i ka kërkuar falje policisë për sjelljen, pasi ky i fundit ka tentuar të kalojë pa radhë në kufi dhe kur policia i është afruar, ka refuzuar të bashkëpunojë.

Ndërkohë, në 27 shkurt Petraq Milo deklaroi në “Euronews” se do të zhvillojë një takim me Abazoviç, duke e falenderuar për ndjesën e kërkuar.

“Faleminderit për deklarimet që kanë bërë. Sigurisht që i kam dhënë fjalën që do shkoj ta takoj në kushtet që do të përgënjeshtrohej ajo që kishte thënë javën e kaluar, do flas dhe me familjen dhe do ta mendoj”, tha Milo.

Probleme për shtetasit shqiptarë në kufi?

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj tha për Faktoje se në shumë pika të kalimit kufitar me vendet fqinje dhe jo vetëm, ka pasur keqtrajtime të qytetarëve shqiptarë

“Në fakt rezulton ndër vite që qytetarët shqiptarë keqtrajtohen në kufijtë e vendeve fqinje, por edhe në kufijtë e vendeve të tjera që nuk janë fqinje me ne. Kjo për shkak se pasaporta e vendit tonë fatkeqësisht nuk mbart peshën e duhur për shkak të mënyrës se si është ndërtuar vendi jonë në raport me vendet e treta dhe mungesës së dinjitetit që i është dhënë vendit tonë nga ata që e kanë drejtuar ndër vite, duke e ekspozuar si një vend që prodhon krim, që prodhon trafik të qenieve njerëzore, që prodhon trafik të drogës. Kjo ka bërë që shtete të tjera të na trajtojnë si qytetarë të dorës së dytë. Në shumë raste të dhunës së përdorur ndaj shtetasve shqiptarë, asnjë përgjegjësi nuk është mbajtur dhe për pasojë kjo është kthyer në rrugë, jo vetëm në atë pikë kufitare, por në shumë pika ka pasur keqtrajtime të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Lapaj.

Më tej ai sugjeron:

“Hapat që do të duhen të ndërmerren nga shteti ynë janë hapat që ndërmerr çdo shtet normal në rastet që konstaton cënim të të drejtave të shtetasve të vet. Ministria jonë e Jashtme do të duhet të thërrasë ambasadorin e shtetit të Malit të Zi për t’i komunikuar qëndrimin e qeverisë shqiptare në lidhje me keqtrajtimin e shtetasve shqiptarë dhe në rastin konkret, nga ana e policisë së vendit fqinj. Dhe duhet t’i kërkojnë marrjen e masave të vazhdueshme administrative, pasi ato penale janë në dorë të drejtësisë së shtetit malazez. Duhet që ambasadori ynë në Mal të Zi të ndjekë nga afër procedimin disiplinor, administrativ ndaj këtyre policëve dhe procesin e hetimit penal ndaj tyre, duke qenë prezent hap pas hapi në proces, për aq sa ligji procedural penal dhe ligji administativ i Malit të Zi e lejon” avokati.



ИзворFaktoje.l

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.