fbpx

Pretendime konspirative të zyrtarëve serbë për plagosjen në Shtërpcë

-

Duke marrë shkas nga vendimi i Gjykatës Themelore të Ferizajt lidhur me masën e shqiptuar ndaj pjesëtarit të FSK-së Azem Kurtaj, i cili në janar plagosi dy të rinj serbë në Shtërpcë, disa media dhe politikanë serbë i kanë dhënë ngjyrim politik e etnik rastit.

Rasti kishte ndodhur në fshatin Gotovushë në Komunën së Shtërpcës me 6 janar 2023, ku Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin 32-vjeçar Azem Kurtaj, i cili në kohën e sulmit nuk ishte në detyrë zyrtare. Prej atëherë ai po mbahej në paraburgim.

Në seancën e fundit të mbajtur me 16 mars, nuk u është lejuar mediave të xhirojnë shkaku i prezencës së njërit prej të dëmtuarve që është i mitur. Mirëpo, për rastin në fjalë prokurori Ajvazi ka thënë se vepra e Kurtaj bënë pjesë në dëmtime të lehta trupore dhe me pasoja të përkohshme për shëndetin. Sipas tij “me këtë rast Kurtaj ka kryer veprën penale “Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 356 paragrafi 1 i KPRK-së”. Tutje Ajvazi  shtuar që prokurori ka përfunduar hetimet dhe ka parashtruar aktakuzë gjykatës, “ne i lënë në vlerësim gjykatës që tu vlersoj rrethenat, në mënyrë që të vendosë për vazhdimin apo ndërprerjen e paraburgimit.” Më 16 mars Gjykata vendosi që Kurtajt t’ia zëvendësojë masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Ndonëse, ky rast është një rast i izoluar dhe nuk ka të bëjë me përpjekje sistematike të institucioneve në Kosovë kundër serbve, vendimi nxiti reagimin e politikanëve serbë, duke e cilësuar si plan politik të institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë për kinse dëbimin e serbëve. Sipas Listës Serbe kualifikimi i rastit si “shkaktar i rrëzikut të përgjithshëm”, është shembull i dhunës sistematike dhe të planifikuar institucionale nga regjimi anti-serb i Albin Kurtit, me qëllim të frikësimit dhe dëbimit të serbëve nga shtëpitë e tyre. E kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, tha se “ndërsa serbët ndalohen dhe dënohen pa prova, tentativa për t’i vrarë serbët kualifikohet si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”.

Image

Deklaratat e politikanëve serbë janë transmetuar gjerësisht nga mediat Novasti, KurirDnevnik, të cilat konsiderohen të afërta me Qeverinë Serbe. Beogradi zyrtar në vazhdimësi ka krijuar narracione të ngjashme duke i dhënë kontekst politik dhe etnik incidenteve në lokalitetet serbe, edhe atëherë kur organet e hetuesisë e kanë mohuar këtë. Këto deklarime të pabazuara në fakte dhe konfirmime paraprake, ndikojnë negatvisht duke shqetësuar opinionin publik.

Për më tepër, “Novosti” e ka implikuar edhe familjen e të akuzuarit, duke e quajtur atë terroriste për faktin se kanë qenë pjesë e UÇK-së. Por sipas raportimeve të mediave në shqip, Kurtaj është djali i dëshmorit, Danush Kurtajt, i vrarë më 22 maj 1999. Ai ishte njëri prej shumë viktimave në të forcave serbe gjatë masakrës në burgun e Dubravës .

Image

Ndaj shkrimeve të mediave dhe pretendimeve të pabazuara të politikanëve serbë ka reaguar Kujtim Kërveshi- avokat i të akuzuarit Kurtaj. Deklaratat e zyrtarëve serbë i ka cilësuar përpjekje për të ndërhyrë në procesin gjyqësor, duke i dhënë rastit kontekst politik dhe etnik.

Një veprim i tillë politik, besojmë ne, ka për qëllim vetëm përfitimin politik në mesin e atyre që i besojnë një përfaqësuesi të tillë”, ka thënë Kërveshi, duke iu referuar deklaratës së Jevtiqi. Ai ka paralajmëruar se do të përballen me drejtësinë të gjithë ata që paragjykojnë dhe i japin kontekst etnik rastit, për të cilin ende gjykata nuk ka dhënë një vendim të formës së prerë.

Rasti që kishte ndodhur vetëm disa ditë pas largimit të barrikadave nga veriu i Kosovës nxiti reagime të shumta edhe në mesin e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Ndër të tjera, ata kanë kërkuar që sqarimin e të gjitha rrethanave ta bëjnë organet e drejtësisë, me ç’rast kanë përgëzuar reagimin e menjëhershëm dhe arrestimin e të dyshuarit.

Ndërkaq mediat dhe politikanët serbë, që i dhanë vëmendje të madhe rastit, nuk ofruan ndonjë fakt i cili mbështet ndërlidhjen mes vendimit të organeve të drejtësisë dhe planit të pretenduar politik kundër serbëve. Shpërndarja e teorive të tilla konspirative, të mbështjella me elemente të një komploti të pretenduar, ka për qëllim nxitjen e mosbesimit të serbëve ndaj institucioneve të Kosovës, të cilat Serbia nuk i njeh ende.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

ИзворSbunker.net

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.