fbpx

A mori SPAK letërporosi për Ramën?

-

Beteja politike në Shqipëri prej muajsh ka vendosur në qendër të akuzave të ndërsjella përfitimin e partive politike nga paratë ruse në forma të ndryshme korruptive. Ajo që nisi me akuzat ndaj Partisë Demokratike në 2019-n, vijoi me përfshirjen e kryeministrit Rama në skandalin “Mcgonigal” dhe me akuzat për transferta bankare mes Monika Kryemadhit dhe oligarkëve rusë në llogari offshore. Ish kryetarja e LSI Kryemadhi, deklaroi se shumë shpejt nga SHBA do vinte kërkesë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit për marrjen në pyetje të kryeministrit Rama, por Faktoje verifikoi se deri në publikimin e këtij artikulli, ky prentendim është i pavërtetë.

Jona Plumbi

Pas publikimit në media të tre dokumentave bankare që ngrenë pretendimin se Monika Kryemadhi ka pasur llogari bankare të padeklaruara në Zvicër, përmes të cilave ka kryer transaksione me një kompani me pronarë rusë, çështja u vendos në qendër të lajmeve dhe spekulimeve të vazhdueshme.

Dokumentat bankare mbeten ende për t’u verifikuar në mënyrë të pavarur. Mediat që i kanë publikuar ato, Monika Kryemadhi i konsideroi fakte, madje i bëri thirrje Prokurorisë të hetojë vërtetësinë e tyre. Në anën tjetër, ajo mohoi të ketë pasur llogari në Zvicër dhe e quan “skemë” të stisur ndaj saj.

Në një intervistë televizive, ku Kryemadhi shpjegoi argumentat për çështjen, një prej tyre lidhej me një tjetër çështje në hetim, atë të ish shefit të FBI Charles McGonigal dhe përfshirjen e Kryeministrit Rama në aktpadinë e FBI-së. Sipas ish kryetares së LSI, janë zhvillimet e hetimit mbi McGonigal ato që kanë nxitur kryeministrin Rama të sulmojë kundërshtarët politikë përmes sulmeve të pavërteta.

Çështja MCGonigal, ku është i përfshirë edhe kryeministri Rama, i referohet hetimit të hapur ndaj ish-shefit të FBI, Charles Mcgonigal, i cili fshehu njohjet dhe takimet e tij me disa personazhe shqiptare, por kryesisht kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, takimet me të cilin nuk i raportoi pranë FBI-së amerikane siç ia kërkon ligji.

Arsyet për fshehjen e kësaj marrëdhënieje, që kryeministri Rama e quan normale, mbeten ende për t’u zbuluar nga drejtësia amerikane që vijon hetimet. E nëse Byrosë Fenderale të Hetimit në SHBA i duhet një dëshmi e kryeministrit Rama, sipas praktikës ligjore FBI i dërgon Prokurorisë shqiptare një letërporosi, ku përcaktohen edhe pyetjet që i duhen drejtuar dëshmitarit për llogari të hetimit në SHBA. Pikërisht këtë paralajmëroi Monika Kryemadhi në datën 3 Prill.

Kam frikë se shumë shpejt do trokasë një letërporosi për zotin Rama.” – tha Monika Kryemadhi. Faktoje vendosi të interesohet për këtë informacion në institucionin që do merrte një kërkesë të tillë në rast se ajo është dërguar. Me një kërkesë zyrtarë për informacion Faktoje pyeti SPAK-un nëse ka marrë ndonjë letërporosi për kryeministrin Rama, sa i përket çështjes së McGonigal.

Përgjigjja nga SPAK erdhi për Faktoje në datën 20 Prill.

Ju bëjmë me dije se në Prokurorinë e Posaçme NUK është depozituar ndonjë kërkesë për ndihmë juridike nga autoritetet amerikane të drejtësisë që lidhet me rastin McGonigal.”

SPAK, 20 PRILL 2023

“Ju bëjmë me dije se në Prokurorinë e Posaçme NUK është depozituar ndonjë kërkesë per ndihmë juridike nga autoritetet amerikane të drejtësisë që lidhet me rastin McGonigal.” – Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, 20 Prill 2023

Ndikimi rus në mbi 20 shtete të huaja ishte një këmbanë alarmi që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur media si New York Times dhe CNN cituan zyrtarë amerikanë.

Në shtator 2022, Partia Demokratike u identifikua nga Zëri i Amerikës si një nga këto parti politike që kishin përfituar para nga Rusia në vitin zgjedhor 2017.

ИзворFaktoje.al

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.