fbpx

Studentët bllokuan Rektoratin, të punësuarit presin para bifesë

-

“Plenumi i Studentëve” dhe Organizata rinore “Mugra” nga mëngjesi kanë bllokuar Rektoratin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në shenjë revolte për drunjtë e prerë para kampusit të fakultetit.

“Në shenjë revolte, studentët e Universitetit ” Kirili dhe Metodi” shpallin ndërprerje të punës së Rektoratit” njoftuan mëngjesin e sotëm nga “Plenumi i Studentëve”.

 

Protesta filloi që të shtunën, disa orë para NP”Parqe dhe Gjelbërime” prenë të gjithë drurët e parkut të Universitetit, për të përgatitur terrenin për të ndërtuar  godina të reja me stil baroku.

Studentët kërkojnë që Rektorati me anë të organeve të tij gjithçka që është në kompetencat e tyre që të parandaloj ndërtimin e objekteve të rinj. Nga rektori Velimir Stojkovski, kërkojnë të marr përgjegjësinë, kurse nga dekanët e fakultetit të Juridikut, Ekonomisë, Filozofikut, Filologjikut dhe atij të Arkitekturës kërkojnë që të dalin me qëndrimet e tyre për ndërtimin e objekteve të rinj në kampusin e UKIM-it. Ata  kërkojnë të thirret seancë publike dhe transparente e Senatit të UKIM, në të cilën do të marrin pjesë delegatë nga “Plenumi i Studentëve” dhe nga “Mugra”.

“Theksojmë se ne studentët, nuk kontestojmë nevojën për ndërtimin urgjent të kapaciteteve hapësinore për sigurimin e kushteve dinjitoze për  të studiuar dhe përkrahim ndërtimin e objekteve të rinj. Jemi të gatshëm të gjejmë zgjidhjen e duhur të këtij problemi, i cili nuk do të shkel mbi autonominë e Universitetit, do të plotësojë të gjitha standardet urbanistike projektuese, dhe nuk do të cënoj mjedisin jetësor dhe do të afirmojë dinjitetin studentor”, thuhet në kumtesën e “Plenumit të Studentëve” dhe të “Mugrës”.

Studentët thonë se Rektoratin do ta bllokojnë deri në fund të orarit të punës dhe paralajmërojnë se bllokada do të vazhdojë derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre. Punonjësit e administratës dhe të punësuarit e Rektoratit, aktualisht janë vendosur në bife. Rektori Stojkovski gjendet në udhëtim zyrtarë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.